njoftime

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë me akses në biblotekën elektronike JSTORE!

‘’Eksploroni njohuritë, kulturat dhe idetë’’ – Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë me akses në biblotekën elektronike JSTORE!

Klikoni këtu për të aksesuar biblioteken https://www.jstor.org/   Aksesi është i mundur  përmes IP-së së universitetit.

Në kuadër të marrëveshjes së Unversitetit “Ismail Qemali” Vlorë me Albanian-American Development Foundation (AADF), miratuar me Vendim të Senatit Akademik Nr. 15 datë 31.03.2022, Nr. 479/2 Prot. Datë 06.04.2022 “Për miratimin e nënshkrimit të marrveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe Albanian American Development Foundation (AADF)”, në UV do të implementohet përdorimi i biblotekës elektronike JSTORE (Neni 3, pika 3.1.7).

Biblioteka elektronike JSTOR ofron akses në më shumë se 12 milionë artikuj revistash, libra, imazhe dhe burime parësore në 75 disiplina. Ndihmon në eksplorimin e një game të gjerë përmbajtjesh shkencore përmes një platforme të fuqishme kërkimore dhe mësimdhënieje. JSTOR bashkëpunon me stafin akademik për të ndihmuar bibliotekat të lidhin studentët dhe fakultetet me literaturën më të rendësishme ndërkombëtare, duke ulur kostot. Paralelisht, u ofron studiuesve akses të pavarur falas dhe me kosto të ulët në bursa si dhe ndihmon botuesit të arrijnë audiencë të re dhe të ruajnë bibliografine e tyre për brezat e ardhshëm.

Misioni i JSTOR është të përmirësojë aksesin në njohuri dhe arsim për njerëzit në mbarë botën. Si një organizatë jofitimprurëse, JSTOR bashkëpunon me bibliotekat, muzetë dhe botuesit për të ulur kostot dhe për të zgjeruar aksesin duke besuar në fuqinë e dijes për të ndryshuar botën për mirë. Nëpërmjet programit JSTOR Access Initiative, ofrohet akses falas ose me kosto shumë të ulët për më shumë se 1500 institucione në shumë vende. Kjo është bërë e mundur nëpërmjet një kombinimi të mbështetjes filantropike dhe tarifave të paguara nga bibliotekat në vende të tjera anembanë botës, si dhe vullnetit të botuesve për të mbështetur këtë punë.