Thirrje për mobilitete mësimdhënie/ trajnim në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA107 International Credit Mobility në Akademinë Navale Mircea Cel Batran (Mircea Cel Batran Naval Academy) në Rumani.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me në Akademinë Navale Mircea Cel Batran (Mircea Cel Batran Naval Academy) në Rumani në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA107, fton stafin e UV-së të aplikojë për mobilitet mësimdhënie/trajnim.
Numri i bursave për mësimdhënie :1(një)
Numri i bursave për trajnim :1(një)
Kosto e udhëtimit: 275 Euro
Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Dieta ditore: 140 Euro/ditë
Periudha e mobilitetit: Mobiliteti është për një periudhë 5 ditore, si dhe 2 ditë udhëtimi, përgjatë vitit akademik 2022-2023.
Kriteret për aplikim për mësimdhënie/trajnim:
- Personel akademik/ ndihmësakademik/ administartive i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.
- Për aplikimi për mësimdhënie duhet të jetë i fushave: Navigacion dhe Inxhinieri Navale
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).
Kriteret e përzgjedhjes së stafit:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas fushave të mëposhtme:
- Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore)- per stafin akademik
- Eksperienca në punë- per stafin nd/akademik & administrative
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
- Pjesëmarrje në mobilitete.
Kritere shtesë:
- Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë në Akademinë Navale Mircea Cel Batran (Mircea Cel Batran Naval Academy) në Rumani .
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- CV vetjake në gjuhën angleze.
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2). Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtëme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën elektronike international@univlora.edu.al.
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, kati I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është data 11 /11/2022.
Më shumë informacion rreth Akademinë Navale Mircea Cel Batran (Mircea Cel Batran Naval Academy) në Rumani mund ta gjeni në faqen e internetit:
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!
Formular aplikimi staf akademik MBNA