njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ në Universitat de les Illes Balears (UIB)

Thirrje për mobilitete studimi në kuadër të Erasmus + International Credit Mobility në Universitat de les Illes Balears (UIB)

Në kuadër të Erasmus + International Credit Mobility hapet thirrja per mobilitete studenti drejt Universitat de les Illes Balears (UIB).

Janë të lutur të aplikojnë studentët që studiojnë në programet e studimit në gjuhën angleze, « Bachelor » dhe « Master ».

Numri i mobiliteteve : 4

Periudha : semestri « Pranverë 2023 »

Kohëzgjatja : 5 muaj

Afati i aplikimit : 15 tetor 2022

Për t’u informuar më shumë rreth thirrjes dhe mënyrës së aplikimit, jeni të lutur të konsultoni me kujdes informacionin në faqen e mëposhtme:

Të interesuarit DUHET të plotësojnë formularin e aplikimit online si dhe të dërgojnë të gjitha dokumentet mbështetëse të kërkuara në adresën erasmuska107@uib.es.

Ju lutemi, gjeni më poshtë lidhjen për formularin e aplikimit:

Për çdo pyetje a paqartësi, mund të drejtoheni tek Prof. As. Armela Panajoti (armela.panajoti@univlora.edu.al), person kontakti për projektin/marrëveshjen.