Të dashur studentë,
Është mundësia juaj për të shprehur opinionet dhe vlerësimet tuaja mbi shërbimet ndihmës akademike dhe administrative që merrni në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë?!
Nëse gjatë vitit akademik 2021-2022 ju keni marrë së paku një herë shërbim në sekretarinë mësimore, në zyrën e studentit, në bibliotekë, zyrën e projekteve dhe marrëdhënieve me jashtë, ju lutemi vlerësoheni këtë eksperiencë.
Të tjera aspekte që ju mund të vlerësoni nëpërmjet pyetësorit janë infrastruktura e institucionit, laboratorët, mjetet didaktike etj.
Çdo mendim i juaji ka vlerë. Ky hulumtim, ka për qëllim identifikimin e nevojave të studentëve të UV-së për shërbimet përkatëse. Me anë të këtij pyetësori synohet ngritja e cilësisë si dhe ofrimi i aktiviteteve konform kërkesave të studentëve.
Jeni të lutur ti kushtoni pak minuta plotësimit të pyetësorit në adresën tuaj postare.
Ju uroj ditë të mbarë!