“Java ndërkombëtare e miqësisë për bashkëpunim në Ballkan”.
Universiteti St.Cyril dhe St.Methodius i Veliko Tërnovos në Bullgari organizoi aktivitetin me temë“Java ndërkombëtare e miqësisë për bashkëpunim në Ballkan”, në kuadër të programit Erasmus+ KA107 gjatë periudhës 21-25 Qershor 2021.
Universiteti i Vlorës pati mundësinë të prezantonte dhe promovonte në këtë eveniment dimensionin ndërkombëtar të institucionit, si dhe të ndante në mënyrë më specifike procedurën e implementimit të mobiliteteve të studentëve dhe stafit me institucionet ndërkombëtare me të cilat ka një marrëveshje ndërinstitucionale.
Krahas UV-së dhe Universitetit të St.Cyril dhe St.Methodius të Veliko Tërnovos në Bullgari, pjesëmarrësit e tjerë në aktivitet ishin prej Universitetit Perëndimor të Timishoarës – Rumani, Universitetit të Iashit “Alexandru Ioan Cuza”- Rumani, Universitetit Oradea – Rumani, Universitetit të Piteshit – Rumani, Universiteti Banja Luka – Bosnje dhe Herzegovinë, Universitetit “Aleksandër Xhuvani” – Elbasan, Universiteti “FanS.Noli” – Korçë, Universiteti i Tiranës.
Në përfundim të aktivitetit disa ditor, universitetet jo vetëm patën mundësinë të njiheshin më mirë me njëri- tjetrin, të diskutonin dhe ndanin praktikat e mira në administrimin e mobiliteteve për studentë dhe staf, por eshe të njiheshin me disa prej sfidave të reja për periudhën e re të programit Erasmus+.