njoftime

[:sq]Urim i Rektorit Prof. Roland Zisi per muajin e Ramazanit 2020.[:]

[:sq]

Urim i Rektorit Prof. Roland Zisi per muajin e Ramazanit 2020.
Sot është dita e parë e muajit të madhnueshëm të Ramazanit, muajit të sakrificës, lutjeve, harmonisë, faljes, dashurisë dhe miqësisë. Çdo veprimtari e kryer gjatë këtij muaji merr kuptime dhe vlera të shumëfishta, vlera të cilat të vendosura në kontekstin e izolimit prej pandemisë COVID19, i motivojnë njerëzit, akoma dhe më shumë që të kryejnë sakrifica të shumanshme personale, vepra dashurie, miqësie, bamirësie dhe altruizmi.

Duke ju uruar muajin e madhnueshëm të Ramazanit, më lejoni t’Ju uroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju, familjet dhe miqtë tuaj.
Le të jetë ky muaj shembull i mënyrës së të jetuarit në paqe e harmoni!

Ju lutem pranoni urimet më të ngrohta!

Sinqerisht,

Rektori

[:]