njoftime

[:sq]Bursa Erasmus + stafi për mësimdhënie/trajnim në Universitetin Shtetëror “President Stanisław Wojciechowski” të Shkencave të Aplikuara në Kalisz, Poloni[:]

[:sq]Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Shtetëror “President Stanisław Wojciechowski” të Shkencave të Aplikuara në Kalisz, Poloni

 

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror “President Stanisław Wojciechowski” të Shkencave të Aplikuara në Kalisz, Poloni në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin e punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për të përfituar 2 (dy) bursa mësimdhënie dhe 2 (dy) bursa trajnimi.

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.

Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.

Numri i bursave për mësimdhënie: 2 (dy)

Numri i bursave për trajnim: 2 (dy)

Kriteret për aplikim mësimdhënie:

  • të jetë personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar ne UV ;
  • të jetë i fushave: Administrim Biznesi, Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Navale dhe Teknologji Informacioni.
  • Preferohet të jetë staf me gradë shkencore;
  • Të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushat e sipërpërmendura;
  • Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës;
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës Angleze (niveli B2)

Kriteret për aplikim trajnim:

  • të jetë ndihmës akademik/administrativ staf efektiv i Universitetit “Ismail Qemali”
  • të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës në institucionin pritës.
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës Angleze (niveli B2)

Kriteret e përzgjedhjes për mësimdhënie:

  • Titulli akademik/ Grada shkencore
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale.
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti.
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
  • Plani i punës i propozuar;
  • Vjetërsia në punë;
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Kriteret e përzgjedhjes për trajnim:

  • Eksperienca e punës.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti.
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:

Plani i mobilitetit i propozuar (staff mobility agreement)

  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit;
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së;
  • CV vetjake në gjuhën angleze;
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar në marrëveshje; përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin;
  • Plani i punës i propozuar(staff mobility agreement) në gjuhën angleze lidhur me qëllimin dhe përfitimin institucional të mobilitetit, bazuar në prioritetet e nënvizuara sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian për këtë skemë.

(https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/organisations#tab-1-1).

Për përzgjedhjen e stafit aplikues ngrihet një komision, i cili do t’i vlerësojë ata në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobitily’’ si dhe kritereve të thirrjes.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 06/12/2019.

Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të email-it.

Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.

Më shumë informacion rreth universitetit pritës (Universiteti Shtetëror “President Stanisław Wojciechowski” të Shkencave të Aplikuara në Kalisz) do të gjeni në: www.pwsz.kalisz.pl

Për të dhëna të mëtejshme rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (e-mail: international@univlora.edu.al), pranë Rektoratit, kati i parë.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK_Kalisz

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN TRAJNIM_Kalisz[:]