njoftime

[:sq]Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe AADF[:]

[:sq]

Në datë, 17.10.2019 Prof. Dr. Roland Zisi, Rektor I Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe  Z. Michael D. Granoff, BoD AADF nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të projektit “Debating Economics”.

“Debating Economics” është një program kombëtar afatgjatë, që do të zbatohet nga Junior Achievement of Albania, me mbështetjen financiare të Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim AADF, në 80 shkolla të mesme të përgjithshme dhe 12 universitete publike dhe private në të gjithë vendin. Në vitin e tij të parë, programi mbështetet edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Ky program do të kontribuojë në ndërtimin e kulturës së debatit të shëndoshë mes të rinjve, inkurajimin e mendimit kritik, rritjen aftësive analizuese dhe zgjidhjes së problemeve, vlerave individuale dhe komunitare demokratike e tolerancës mes të rinjve Shqiptarë.

 

[:]