[:sq]Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Teknologjik Riga, Letoni.
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Universitetin Teknologjik të Rigës në Letoni, në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për të përfituar 13 (trembëdhjetë) bursa studimi për periudhë 5 (pesë) mujore në Universitetin Teknologjik të Rigës në Letoni për semestrin pranverë të vitin akademik 2019-2020.
Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në Universitetin Teknologjik të Rigës në Letoni, por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).
Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet studimi.
Numri i bursave të studimit për Shqipërinë: 13 (trembëdhjetë)
7 bursa në programin Bachelor
6 bursa në Programin Master
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor 800 EUR/muaj;
- Shpenzimet e udhëtimit 275 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme:
https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikantët:
- Të jenë studentë të vitit të dytë/tretë në Bachelor ose studentë të ciklit të dytë të studimeve.
- Të jenë student në programet e studimit: Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektrike, Gjuhë Angleze
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze niveli B2.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Merita akademike.
- Kompetenca gjuhësore
- Prioritet më i ulët do t’u jepet atyre që kanë marrë pjesë më parë në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.
- Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të kufizuara, etj.
- Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë :
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim përfshijne:
- Formular aplikimi
- Kopje të pasaportës
- Vërtetim studenti në gjuhën Angleze
- Listë notash në gjuhën Angleze
- Letër motivimi
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës së kërkuar në marreveshje
- Letër reference
- Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar
- Dokument që vërteton që studenti është anëtarë i komunitetit rom ose egjiptian
- Dokument që verteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihme ekonomike ose bursë nga shteti
Per informacion mbi programet e studimit qe ofrohen ne gjuhe angleze lutemi referohuni linkut http://fsd.rtu.lv/course-list-20162017/
Më shumë informacion rreth universitetit pritës në Riga Technical University do të gjeni në: https://www.rtu.lv/en
Për përzgjedhjen e kandidatëve të kualifikuar do të ngrihet një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë ata në bazë të kritereve të shpallura.
Ju lutem vini re!
Përzgjedhja finale e studentëve që do të marrin pjesë në mobilitet do të realizohet nga Universiteti Teknologjik i Rigës nëpërmjet një interviste në Skypë me kandidatët.
Kandidatët fitues do të njoftohen nga Universiteti Teknologjik i Rigës në adresën e tyre të email-it.
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marëdhënieve me Jashtë brenda datës 11/11/2019.
Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
Përpara fillimit të mobilitetit kandidatët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon dhe universitetit të origjinës, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve për lëndët që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
KUJDES: Studenti duhet të zgjedh ato lëndë në universitetin pritës, të cilat do ti frekuentonte në UV gjatë semestrit që do të kryhet mobiliteti. Studentët që aplikojnë për mobilitet, marrin përsipër pjesën e krediteve të pazgjedhura për shkak të ndryshimeve në programet e studimit ndërmjet UV dhe universitetit pritës. Ato mbeten pjesë e detyrimeve akademike (detyrim frekuentimi) sipas rregullores përkatëse të UV-së.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I në adresën e–mailit: international@univlora.edu.al.
Për cështje akademike kontaktoni me koordinatorët akademik të marrëveshjes: Dr Eljona Proko në adresën e e-mailit eljona.proko@univlora.edu.al, Prof. asoc Luljeta Gusha në adresën e e-mailit luljeta.gusha@univlora.edu.al, Prof. Asoc. Armela Panajoti armela.panajoti@univlora.edu.al.
Për më teper detaje mbi eksperiencën si student Erasmus+ ne universitetin Tekonoligjik të Riges kontaktoni me studentin Gerald Dogani në adresën e e-mailit gddogani@hotmail.com
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI STUDENT Riga 2019[:]