[:sq]
NJOFTIM
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 86, datë 23.10.2019 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë: 1 (një) personel akademik, me kontratë të pjesshme, për mbulimin e grup lëndëve të Marketingut, për vitin akademik 2019-2020, pranë Departamentit të Biznesit, Fakulteti i Ekonomisë.
Përshkrimi i vendit të punës
- Mësimdhënie në grup lëndët e Marketingut
- Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.
Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të jetë i aftë të garantoj standartin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
- Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ në eksperiencat e mëparshme në punë;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore “largim nga puna” si dhe të mos jetë në proces gjyqësor me Universitetin “Isamil Qemali” Vlorë;
- Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese të UV-së, në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
- Të ketë eksperiencë në punë.