[:sq]
Shpallet Thirrja e dytë e Targetuar për projekt propozime
IPA CBC Itali – Shqipëri- Mali i Zi
Më datë 4 Prill 2019 është shpallur Thirrja e dytë e Targetuar për projekt propozime IPA CBC Itali – Shqipëri- Mali i Zi. Thirrja do të jetë e hapur për 60 ditë kalendarike nga data e publikimit.
Mund të aplikohet në dy tipologji projektesh:
- Projekt normal (kohëzgjatja max 18 muaj)
- Projekt i vogël (Small scale projects) (kohëzgjatja max 12 muaj)
Zona e Lejuar:
Itali (rajoni i Puglias dhe rajoni i Molise) – Programi menaxhohet nga Rajoni i Puglias
Shqipëria (i gjithë territori)
Mali i Zi (i gjithë territori)
Partneriteti per projekt normal:
Partneri minimal i pranueshëm duhet të përfshijë të paktën një partner nga secili vend pjesëmarrës:
– të paktën 1 partner nga shteti anëtar i BE-së (rajoni i Puglias dhe rajoni i Molisë);
– të paktën 1 partner nga Shqipëria;
– të paktën 1 partner nga Mali i Zi.
– Numri i partnerëve nuk duhet të jetë më i madh se 5 përfshirë dhe Lead Partner
Specifikat e Projektit të vogël (Small scale project)
– Nuk lejohen kostot e tjera
– Max 3 partnerë perfshire dhe Lead partner
– Max 100.000 EUR – parafinancimi 30%
– Kohëzgjatja max 12 muaj
– Pagesa bëhet në tre faza: 1. Përgatitja 2. Seminare dhe konferenca 3. B2B (Biznes për Biznes)
Numri i aplikimeve për projekt propozime për Institucionet e Arsimit të Lartë:
1 (një) Lead Partner për cdo objektiv specifik
2 (dy) Project Partner për cdo objektiv specifik
Partnerët e Lejuar:
- Degët operative në territorin e lejuar
- Institucionet publike dhe jofitimprurëse (12 muaj të themeluara)
Fushat prioritare:
PA1 Konkurrueshmëria e SME-ve (vetëm për small scale projects)
Objektivi specifik 1.1
Përmirësimi i kushteve për zhvillimin e tregut ndërkufitar të SME-ve
PA2 Turizëm dhe Kulturë
Objektivi specifik 2.1
Nxitja e atraktivitetit të pasurive natyrore dhe kulturore për të përmirësuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik
Objektivi specifik 2.2
Rritja e bashkëpunimit të aktorëve kryesorë të zonës për ofrimin e produkteve inovatore kulturore dhe kreative
PA3 Mjedisi dhe Energjia
Objektivi specifik 3.1 (nuk ka burime financiare në dispozicion)
Rritja e strategjive të bashkëpunimit ndërkufitar mbi territorin ujor
Objektivi specifik 3.2
Nxitja e praktikave dhe mjeteve inovative për të ulur emetimin e karbonit dhe për të përmirësuar efikasitetin e energjisë
PA4 Transporti i Qëndrueshëm
Objektivi specifik 4.1
Rritja e koordinimit ndërmjet aktorëve relevantë për të promovuar lidhje të qëndrueshme ndërkufitare në fushën e bashkëpunimit
Paketa e aplikimit si dhe informacione të tjera mund të gjenden në faqet e mëposhtme:
https://www.italy-albania-montenegro.eu/programme/open-calls-%26-notices
www.italy-albania-montenegro.eu
https://www.facebook.com/italy.albania.montenegro
https://punetejashtme.gov.al/en/[:]