njoftime Sherbime per komunitetin Promocion shendetsor

[:sq]“Kanceri kolo-rektal, rritja e ndërgjegjësimit për sëmundjen duke e njohjur atë”. Të bëhemi pjesë e nismës globale: “ Të gjithë bashkë, mund t’ja dalim në luftën kundër kancerit”.[:]

[:sq]

Në kuadrin e “Muajit të ndërgjegjësimit për kancerin kolo-rektal” – Muaji Mars, Qendra Studimore për Shëndetin Publik në FSHP organizoi më  datë 29.03.2019, aktivitetin promocional me temë:

Kanceri kolo-rektal, rritja e ndërgjegjësimit për sëmundjen duke e njohjur atë”.

Të bëhemi pjesë e nismës globale: “ Të gjithë bashkë, mund t’ja dalim në luftën kundër kancerit”.

 

Në këtë aktivitet promocional sensibilizues u përfshinë studentë të Fakultetit të Shëndetit Publik, të vitit të parë, të dytë e të tretë, po ashtu dhe studentë të masterit.

 

Qëllimi i aktivitetit ishte: Informimi i komunitetit,  për rritjen e njohurive mbi kancerin e zorrës së trashë,  në mënyrë që të rritet diagnostikimi në fazat e hershme te personat në risk dhe po ashtu të bëhet parandalimi te pjesa tjetër e popullatës që nuk mbartin faktorë risku të pamodifikueshëm.


 [:]