njoftime

[:sq]Njoftim për vetëkandidim për anëtar të Komisioneve Zgjedhore të Fakulteteve[:]

[:sq]

NJOFTIM

Në zbatim të Ligjit Nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në zbatim të Rregullores nr. 2459/1, datë 15.03.2016 “Për organizmin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimit të Senatit Akademik “Për plotëimin e vendeve vakante të mbetura në Senatin Akademik, Universitetin Ismail Qemali, Vlorë” Nr.240/3 Prot, datë 04,02,2019, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.782, datë 26.12.2018 “Për caktimin e kritereve dhe të procedurave për përzgjedhjes të anëtarëve të Bordit të Administrimit, përfaqëues të ministrisë përgjegjëse për administrimin, në institucionet publike të arsimit të lartë” si dhe shkresën Nr.322, datë 14.01.2019 “Për zbatimin e vendimit Nr.782, datë 26.12.2018” të Ministrisë të Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Komisioni Institucional Zgjedhor, hap procedurën e vetëkandidimit të anëtarëvë të Komisioneve e Zgjedhore të Fakulteteve.

Paraqitja e kërkesës për vetëkandidim do të kryhet pranë Komisionit Institucional Zgjedhor të vendosur në Zyrën e Zv.Dekane të FSHH, në datën 14.02.2019 nga ora 10.00 deri në 16.00.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e poshtë shënuar:

  1. Kërkesa për vetëkandidim.
  2. Kopje e dokumentit të identifikimit.

 

KRYETAR I KOMISIONIT INSTITUCIONAL ZGJEDHOR

AULONA HAXHIRAJ

[:]