[:sq]
Thirrje për mobilitet stafi akademik në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 në Universitetin e Salentos, Itali
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Universitetin e Salentos në Itali, në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për mobilitet mësimdhënie/ trajnimi për një periudhë 6+2 ditësh;
Mobiliteti në këtë institucionin pritet të përmbushet brenda semestrit të dytë të vitit akademik 2018-2019.
- Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.
Ato parashikojnë:
- Shumën prej 140 Euro/ditë për mbështetje individuale.
- Shpenzimet e udhëtimit prej 275 Euro (vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Numri i bursave për mësimdhënie: 2 (dy)
Numri i bursave për trajnim: 2 (dy)
Kriteret për aplikantët për bursë mësimdhënie dhe trajnimi:
- Staf akademik i punësuar me kohë të plotë me kontratë me afat të pacaktuar.
- Stafi akademik duhet të jetë i fushës së gjuhës së huaj
- Preferohet të jetë staf me gradë shkencore
- të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushat e sipërpërmendura;
- të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës.
- Prioritet i jepet personelit akademik i cili nuk ka kryer më parë mobilitet.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Titulli akademik/ grada shkencore
- Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobilitetit.
- Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
- Motivimi
- Vjetërsia në punë
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- CV vetjake në gjuhën angleze;
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
- Plani i mobilitetit Mobility Agreement for Teaching/ Training (ku të argumentohet qëllimi dhe përfitimi individual/institucional i mobilitetit, bazuar në prioritetet e nënvizuara sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian për këtë skemë.
(https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/organisations#tab-1-1).
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 07/01/2018 ora 16:00. Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të e-mailit.
Për përzgjedhjen e stafit ngrihet një komision, i cili vlerëson stafin në përputhje me kriteret e thirrjes.
Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.
Për më shumë informacion rreth universitetit pritës vizitoni: https://www.unisalento.it/.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me koordinatorin Prof.Asoc. Frosina Londo Qyrdeti: frosina.londo@univlora.edu.al ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë: international@univlora.edu.al pranë Rektoratit, Kati i I.
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK
SUKSESE![:]