[:sq]
NJOFTIM
Njoftohen studentët e vitit II dhe III, ne vitin akademik 2018-2019 , në të gjitha programet e Ciklit të parë të studimit “Bachelor me kohë të plotë”, të cilët kanë qenë trajtuar me bursë një vit më pare dhe ata që kërkojnë të përfitojnë nga bursat e ndërmjetme në dispozicion të Universitetit, se kane filluar aplikimet per bursa.
Afati i aplikimit eshte deri ne daten 30.11.2018 dhe aplikimi behet prane Zyres se Studentit te cdo fakulteti.
Kategorite perfituese jane:
1.Studentët me note mesatare 10 (dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha provimeve/detyrimeve të shlyera dhe të parashikuara për programin përkatës të studimit për vitet pararendëse. Këta studentë duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitet e mëparshme të programit të studimit përkatës, brenda përfundimit të vitit akademik paraardhës.
(Dokumentat per keta studente jane):
1.Vertetim studenti.
2.Vertetim i notave dhe detyrimeve nga Sekretaria perkatese.
3 Karte identiteti.
4.Formulari i aplikimit per burse.
2.Studentët, të cilët kanë zgjedhur të ndjekin programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar në institucionet publike të arsimit të lartë, të shpallura të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave Studentët që frekuentojnë këto programe studimi e përfitojnë bursën vetëm për periudhën që ndjekin studimet në fushat prioritare dhe për kohëzgjatjen normale të programit të studimit.
(Dokumentat per keta studente jane):
1.Vertetim studenti
2.Karte identiteti
3. Formulari i aplikimit per burse
3.Studentet qe studiojne ne nje largesi mbi 10 km nga vendbanimi i tyre i perhershem dhe qe familjet e tyre trajtohen me ndihme ekonomike.
(Dokumentat per keta studente jane)
1.Vërtetim studenti.
2. Vërtetim që familja e studentit trajtohet me ndihmë ekonomike, ku të specifikohet masa e ndihmës ekonomike (vlera e shprehur në shifra dhe fjalë) – dokument origjinal lëshuar nga njësitë e qeverisjes vendore.
3. Vërtetim që studenti ka vendbanimin e përhershëm të tij mbi 10 km nga UV. Ky vërtetim do të dorëzohet vetëm nga studentët që banojnë në bashkinë e Vlores (dokument origjinal lëshuar nga njësitë administrative të Bashkisë, Vlore).
4. Çertifikatë familjare e tre muajve të fundit;
5. Vërtetim nga drejtoria rajonale tatimore qe nuk ushtrojne aktivitet privat per cdo pjestar te familjes vecas, duke perfshire dhe vete studentin ( per anetaret mbi 18 vjec)
6.Fotokopje dok.identiteti.
7. Formulari i aplikimit per burse
4. Secili student bashkëshort me fëmijë, kur familja trajtohet me ndihme ekonomike.
(Dokumentat per keta studente jane)
1.Vërtetim studenti.
2. Çertifikatë familjare e tre muajve të fundit;.
3. Vërtetim që familja e studentit bashkëshort trajtohet me ndihmë ekonomike, ku tëspecifikohet masa endihmës ekonomike (vlera e shprehur në shifra dhe fjalë) – dokument origjinal lëshuar nga njësitë e qeverisjes vendore
4. Vërtetim nga drejtoria rajonale tatimore qe nuk ushtrojne aktivitet privat per cdo pjestar te familjes vecas.
5.Fotokopje dok.identiteti.
6. Formulari i aplikimit per burse.
5. Personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar..
(Dokumentat per keta studente jane)
1.Vertetim studenti.
2.Vertetimi i Komisionit Mjeksor (Kemp).
3..Fotokopje karte identiteti.
4. Formulari i aplikimit per burse
6. Studentë që kanë përfituar statusin e jetimit.
(Dokumentat per keta studente jane)
1.Vertetim studenti.
2.Vertetimi i qeverisjes vendore per statusin e studentit jetim.
3.Cerifikate familjare e tre m uajve te fundit.
4.Fotokopje karte identiteti.
5. Formulari i aplikimit per burse
7. Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë;
(Dokumentat per keta studente jane)
1.Vertetim studenti.
2.Vendimi i gjykates per humbjen e kujdestarise prinderore.
3.Cerifikate familjare.
4.Fotokopje karte identiteti
5. Formulari i aplikimit per burse.
8. Studentët që jane fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
(Dokumentat per keta studente jane)
1.Vertetim studenti
2.Statusi i deshmorit (noterizuar).
3.Certifikate familjare e tre muajve te fundit.
4.Karte identiteti fotokopje.
5. Formulari i aplikimit per burse.
9) Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;
(Dokumentat per keta studente jane)
1.Vertetim studenti
2. Karte identiteti fotokopje.
3. Çertifikatë familjare e tre muajve të fundit;
4. Formulari i aplikimit per burse
Nuk përfitojnë bursë studentët që:
a) janë ndarë nga trungu familjar;
b) familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;
c) vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi;
ç) shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese;
d) nuk kanë përfunduar programin e studimit brenda kohëzgjatjes normale të tij, të përcaktuar në aktin e hapjes së programit përkatës të studimit.
PROCEDURA E APLIKIMIT
1.Formulari i aplikimit per burse shkarkohet nga faqja online e UV ,ne 2 kopje,
2.Formulari plotesohet prej studentit dhe nje kopje lidhet me dokumentacionin qe do te dorezoje per aplikim.
3.Dokumentacioni dorezohet ne Zyren e Studentit te fakultetit perkates.
4.Nje kopje e formularit mbahet nga studenti pasi firmoset nga specialisti i Zyres se Studentit qe merr dokumentacionin ne dorezim.
Dokumentat per Vitin II dhe III duhet te pergatiten deri ne daten 30.11.2018 .
Studentet e vitit I aplikojne prane Njesive te qeverisjes Vendore
Universiteti”Ismail Qemali” Vlore
Drejtoria e Edukimit per Ciklin I dhe II te studimeve.
Shkarko formularin e aplikimit ketu.[:]