njoftim punesim

[:sq]Fakulteti i Ekonomisë kërkon të rekrutojë në Departamentin e Finances dhe Kontabilitetit nje personel me kohe te plote prane seksionit te Kontabilitetit[:]

[:sq]Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 98, datë 08.11.2018 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:

DEPARTAMENTI I FINANCËS DHE KONTABILITETIT

Fakulteti i Ekonomisë kërkon të rekrutojë në Departamentin e Finances dhe Kontabilitetit nje personel me kohe te plote prane seksionit te Kontabilitetit për mbulimin e lendeve te Kontabilitetit.

  1. Kriteret bazë të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, si më poshtë:• Kandidatёt duhet të zotërojnë gradën shkencore “Doktor” në Kontabilitet, ose ekuivalente me të, të fituara në Departamentin e Kontabilitetit, në IAL-të në Shqipëri, ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, në universitetet perëndimore ose universitete të huaja të njohura për nivelin.
    Do tё pranohen gjithashtu edhe kandidatёt qё kanë diplomë të ciklit të Parë të studimeve dhe të Ciklit të dytë të studimeve në Kontabilitet.
    Në mungesë të kandidatëve të mësipërm do të pranohen aplikime dhe nga kandidatë që kanë gradën “Doktor” në fushën e Financës, të paktën një nga diplomat e Ciklit të Parë apo Ciklit të Dytë të studimeve në Kontabilitet si dhe të kenë eksperiencë pune akademike në fushën e Kontabilitetit.
    • Mesatarja e çdo diplome që zotëron të jetë mbi 8.5 (tetё pikё pesё).
    • Për kandidatët e diplomuar në universitetet perëndimore dhe universitetet e huaja të njohura për nivelin e tyre, konvertimi i notës mesatare sipas sistemit tonë të vlerësimit dhe përcaktimi i koeficientit të ponderimit të saj për efekt të kriterit bazë të përzgjedhjes, do të bëhet nga një komision i ngritur në rang Fakulteti.

 Shkarko njoftimin e plote
 Sistemi i pikëzimit

Formular-aplikimi-per-personel-akademik
Formular-aplikimi-per-personel-administrativ

Sistemi i vlërësimit të dosjeve të kandidatëve për personel akademik me angazhim me kohë të plotë në Departamentin e Financës dhe Kontabiliteti, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

Në fazën e parë bëhet vlerësimi me pikë duke ju referuar rezultateve të shkollimit për çdo diplomë që zoteron kandidati, eksperiencës në mësimdhënie, aktivitetit shkencor, studimeve të ciklit të tretë, gradës shkencore dhe titujve akademikë si më poshtë:

Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë në IAL në Shqipëri:

  • Për diplomën “Bachelor” 0,5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9 -10.
  • Për diplomën “4-vjeçare” 0,75 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “5-vjeçare” 1 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “Master i Shkencave” apo “Master i Nivelit të Dytë” 0.5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  1. Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë të fituar në universitetet perëndimore:
  • Për diplomën “Bachelor” 0,75 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “4-vjeçare” 1 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “5-vjeçare” 1,5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “Master i Shkencave” 0,75 pikë për çdo1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  1. Eksperienca në mësimdhënie në IAL në Shqipëri:
  • Me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo me më shumë se 5 pikë në total.
  • Me kohë të pjesshme 0,5 pikë për çdo vit pune, por jo me më shumë se 2 pikë në total.
  1. Aktiviteti shkencor:
  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare me faktor impakti 5 pikë çdo artikull.
  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare me bord editiorial 2 pikë çdo artikull.
  1. Grada Shkencore dhe tituj akademikë:
  • Doktor i Shkencave 50 pikë.
  • PhD në universitetet perëndimore apo Profesor i Asociuar 70 pikë.
  • Profesor i Asociuar 100 pikë,
  • Profesor Doktor 150 pikë
  1. Komisionet ad-hoc janë përgjegjëse për respektimin e kritereve dhe për proceduren e konkurimit. Këto komisione në çdo rast kanë të drejtë të kërkojnë dokumentacion shtesë për vërtetësinë e dosjes dhe të deklarimeve.
  2. Në fazën e dytë, bëhet vlerësimi me pikë duke iu referuar intervistës me gojë e cila vlerësohet në intervalin nga 1-10 pikë.

[:]