Aktivitete njoftime

[:sq]Rektori i  Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Prof. Dr Roland Zisi, nderohet nga BFSU me titullin akademik “Distinguished Research Fellow”[:]

[:sq] Me ftesë të Prof. Dr Peng Long, Presidentit të BFSU-së (Beijing Foreign Studies University), Rektori i  Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Prof. Dr Roland Zisi, kreu një vizitë pune një javore në Pekin (Kinë). Vizita u organizua në funksion të progresit të mëtejshëm të marrëveshjes dypalëshe mes dy universiteteve, nënshkruar një vit më parë, si dhe të pjesëmarrjes së tij në “Symposium on China-Balkan cooperation in the contekst of ‘Belt and Road’ initiative”, organizuar nga Balkan Studies Center, Beijing Foreign Studies University.

Rektori i UV-së Prof. Roland Zisi u prit në takime zyrtare e miqësore fillimisht nga rektori Peng Long, dhe më pas nga drejtoresha e marrëdhënieve me jashtë dhe albanologia e shquar kineze, Prof. dr. Ke Jing, nga shefja e departamentit të Gjuhes dhe Letersisë shqipe në BFSU, Dr. Fenghua Chen si dhe nga kolegë të tjerë kinezë të këtij departamenti.

Në këto takime u bisedua per gjetjen e formave dhe mënyrave efikase të bashkëpunimit midis dy universiteteve dhe në veçanti mes dy departamenteve që zhvillojne programe studimi në fushë të gjuhës dhe letërsisë shqipe e ballkanike, si dhe per organizimin në të ardhmen të veprimtarive të përbashkëta shkencore, akademike, botuese e pedagogjike.

Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Prof. Dr Roland Zisi, mori pjesë në “Symposium on China-Balkan cooperation in the contekst of ‘Belt and Road’ initiative”, organizuar nga Balkan Studies Center, Beijing Foreign Studies University. Si autor i dytë, sëbashku me Prof. Dr Shaban Sinani (autor i parë), ai prezantoi, në këtë aktivitet të rëndësishëm akademik, kumtesën me titull “How Many Balkans Are There?”, në të cilën trajtoheshin zhvillimet aktuale në vendet e Ballkanit, realitetet e reja politike, sociale e kulturore në to si dhe perspektivat e qasjeve bashkëkohore mes tyre.

Në këtë simpozium merrnin pjesë ekspertë studiues nga disa universitete kineze dhe  vendeve ballkanike, studiues të tjerë nga vende të ndryshme të botës si dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të Ballkanit. Ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kinë, z. Selim Belortaja.

Në pjesën e parë ceremoniale të këtij simpoziumi, rektori i BFSU-së, Prof. Peng Long, u dorëzoi Prof. Shaban Sinanit dhe  Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Prof. Dr Roland Zisi, titullin akademik “Distinguished Research Fellow”, nderim që nënkupton, sipas legjislacionit universitar të atjeshëm, emërimin e tyre si partner/bashkëpunëtor të Qendrës së Studimeve Ballkanike të BFSU-së, për hulumtime shkencore në këtë fushë.

Në një nga ditët e qëndrimit në BFSU, Prof. Zisi zhvilloi një takim me studentët kinezë që ndjekin programin e studimit të gjuhës shqipe duke iu përgjigjur interesit dhe kureshtjes së tyre për zhvillimet bashkëkohore letrare e kulturore shqiptare e ballkanike.

Gjithashtu Prof. Zisi, në cilësinë e anëtarit të jurisë, ishte pjesëmarrës në mbrojtjen e gradës shkencore Doctor, të disertantes kineze Ma Sai, me tezën e studimit krahasues të veprave letrare të Ivo Andriç dhe Ismail Kadare.

 

 

 [:]