njoftime

[:sq]Thirrje për aplikim, bursa studimi nga Ambasada Greke në Republikën e Shqipërisë[:]

[:sq]Thirrje për aplikim

 

Ambasada Greke në Republikën e Shqipërisë ofron për studentët e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë 1 (një) bursë studimi në ciklin e studimeve Bachelor.

 

Bursa do të konsistojë në pagesën e tarifës vjetore të shkollimit për vitin akademik 2018-2019.

 

KRITERET E PËRFITIMIT TË BURSËS JANË:

  • Aplikanti duhet të jetë student i ciklit të studimeve Bachelor.
  • Nota mesatare e studimeve të deri tanishme mbi 8.5 (tetë e pesë të dhjetat).
  • Studenti nuk duhet të jetë përsëritës.
  • Studenti duhet të ketë njohuri mbi gjuhën Greke.
  • Të mos jetë përfitues i asnjë burse apo mbështetje financiare tjetër për këtë qëllim, nga fondet publike të Shtetit Shqiptar apo Institucione të Huaja.

DOKUMENTAT E NEVOJSHËM:

  • Formular Aplikimi
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit
  • Vërtetim studenti
  • Vërtetim notash (transcript), lëshuar nga fakulteti me datë jo më herët se periudha Mars 2018
  • Letërmotivimi

AFATI I APLIKIMIT DHE DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT:

Gjithë studentët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë dorazi dokumentacionin e kërkuar në periudhën 27.04.2018 – 04.05.2018 në adresën:

Sektori i Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë

Godina A (Rektorati)

Kati I

Skelë-Vlorë

Email: international@univlora.edu.al

 

MËNYRA E PËRZGJEDHJES:

Për përzgjedhjen e kandidatëve do të ngrihet një komision, i cili do të bëjë vlerësimin e aplikantëve sipas skemës si më poshtë:

Faza e parë:

Do të përzgjidhen 5 studentë me mesataren më të lartë.

Faza e dytë:

Studentët e përzgjedhur në fazën e parë do t’i nënshtrohen një testimi përmes një interviste mbi njohuritë e tyre mbi gjuhën Greke sipas skemës: 5 pikë për çdo përgjigje të saktë – max 30 pikë.

Student fitues do të shpallet studenti, i cili grumbullon pikët me të larta në përfundim të dy fazave.

Bashkëlidhur gjendet formulari i aplikimit.[:]