[:sq]Thirrje për aplikim
Në kuadër të nenit 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Statutin dhe Strategjisë së Ndërkombëtarizimit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe bashkëpunimit me Ambasadën Greke në Republikën e Shqipërisë, njoftojmë të gjithë studentët e programeve të studimit Bachelor dhe Master për mundësinë e përfitimit të dy bursave studimi.
Ambasada Greke në Republikën e Shqipërisë ofron për studentët e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë 2 (dy) bursa studimi, respektivisht 1 (një) bursë studimi për studentët e programeve Bachelor dhe 1 (një) bursë studimi për studentët e programeve Master.
Bursat do të konsistojnë në pagesën e tarifës vjetore të shkollimit për vitin akademik 2018-2019.
KRITERET E PËRFITIMIT TË BURSAVE JANË:
- Aplikanti duhet të jetë student i vitit të I-rë apo të II-të për studimet Bachelor dhe student i vitit të I-rë për studimet Master.
- Nota mesatare e studimeve të deri tanishme mbi 8.5 (tetë e pesë të dhjetat).
- Studenti nuk duhet të jetë përsëritës.
- Studenti duhet të ketë njohuri mbi gjuhën Greke.
- Të mos jetë përfitues i asnjë burse apo mbështetje financiare tjetër për këtë qëllim, nga fondet publike të Shtetit Shqiptar apo Institucione të Huaja.
DOKUMENTAT E NEVOJSHËM:
- Formular Aplikimi
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit
- Vërtetim studenti
- Vërtetim notash (transcript), lëshuar nga fakulteti me datë jo më herët se periudha Mars 2018
- Letërmotivimi
AFATI I APLIKIMIT DHE DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT:
Gjithë studentët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë dorazi dokumentacionin e kërkuar në periudhën 03.04.2018 – 12.04.2018 në adresën:
Sektori i Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë
Godina A (Rektorati)
Kati I
Skelë-Vlorë
Email: international@univlora.edu.al
MËNYRA E PËRZGJEDHJES:
Për përzgjedhjen e kandidatëve do të ngrihet një komision, i cili do të bëjë vlerësimin e aplikantëve sipas skemës si më poshtë:
Faza e parë:
Do të përzgjidhen 5 studentë për çdo cikël studimi me mesataren më të lartë.
Faza e dytë:
Sudentët e përzgjedhur në fazën e parë do t’i nënshtrohen një testimi përmes një interviste mbi njohuritë e tyre mbigjuhën Greke sipas skemës: 5 pikë për çdo përgjigje të saktë – max 30 pikë
Student fiues do të shpallet studenti, i cili grumbullon pikët me të larta në përfundim të dy fazave (një student për çdo cikël).