Njoftim punësimi


NJOFTIM

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vend të lirë pune, për personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, referuar nevojave të mësimdhënies në departamentin e Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare, për Semestrin pranverë 2018 si më poshtë:

 

FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE

 

  1. DEPARTAMENTI I INXHINIERIVE DHE TEKNOLOGJISË DETARE

 

 

1 (një) Personel Akademik me angazhim me kohë të pjesshme, në programet e studimit të ciklit të dytë,  në grup lëndët e Inxhinierisë Mekanike/Navale.

      A. Përshkrimi i vendit të punës

  • Pedagog me angazhim me kohë të pjesshme (i jashtëm)
  • Mësimdhënie në grup lëndët e Inxhinierisë Mekanike/Navale, në programet e studimit të Ciklit të Dytë.
  • Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.

 

      B. Kriteret e punësimit.

 

Përpos kritereve të përgjithshme të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit, kandidati duhet të plotësojë edhe kriteret e mëposhtme:

 

  1. Të zotëroj të paktën Gradën Shkencore “Doktor” në fushën e Inxhinierive Mekanike/Navale, të fituar brenda ose jashtë vendit. Kandidatët me diploma të fituara jashtë vendit duhet të jenë të pajisur me dëshminë e njohjes dhe ekuivalentimit nga MASR, sipas legjislacionit në fuqi.
  2. Të këtë mesataren e përbashkët të studimeve Universitare në të tria ciklet e studimit, (Bsc, Msc, MND, DIND) përfshirë edhe ato të formimit teorik të shkollës së doktoratës mbi 8 tetë.
  3. Preferohen kandidatët me tituj akademik Profesor dhe Profesor i Asociuar në fushën e kërkuar.
  4. Preferohen kandidatët që kanë fituar gradën shkencore PhD në Universitetet perëndimore apo Universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre (në fushën e kërkuar).
  5. Preferohen kandidatët me aktivitet botues dhe kërkimor – shkencor.
  6. Preferohen kandidatët me eksperienca në koordinimin e projekteve kërkimore dhe te zhvillimit.
  7. Preferohen që kandidatët të njohin një prej pesë gjuhëve të Bashkimit Europian: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, të certifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (niveli B1), ose me dëshmi të dokumentuar nga Universiteti i Tiranes (të paktën nota 8). Nëse Kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.

 

Vlerësimi bëhet sipas pikëve të mëposhtme:

Shkollimi

  • Për çdo 1/10 mbi notën mesatare tetë –                                                                        vlerësimi me 1 pikë.
  • Studime të thelluara pasuniversitare, SHPU, Master i Nivelit të Dytë ose ekuivalent i saj     10 pikë.
  • Doktoraturë në vazhdim në fushat e kërkuara.                                                                                 30 pikë.

Grada Shkencore/Titulli Akademik

  • Doktor i shkencave në fushat e kërkuara.                                        50 pikë.
  • PhD ne Universitet Perëndimore në fushat e kërkuara                 70 pikë.
  • Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara                                          70 pikë.
  • Profesor Doktor në fushat e kërkuara                                             100 pikë.
  • Doktor i Shkencave në fusha të përafërta me fushat e kërkuara.

(5 – 10 pikë, sipas përafërsisë me fushën e kërkuar, komisioni vlerësimit gjykon lidhur me përafërsinë me fushat e kërkuara)

Eksperienca në IAL

  • Eksperienca në mësimdhënie ne IAL publike, me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 5 pikë në total, me kohë të pjesshme 0,5 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 2 pikë ne total.

 

Njohja e Gjuhës së Huaj

 

Për çdo gjuhë të huaj të njohur, dhe të certifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (nota te paktën 8 ose niveli B1)         2 pikë

 

Aktiviteti kërkimor shkencor dhe i botimit.

 

  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare            2 pikë për çdo artikull.
  • Botime në revista shkencore kombëtare                   1 pikë për çdo artikull.
  • Pjesëmarrje në hartimin dhe zbatimin e projekteve  ndërkombëtare të kërkim zhvillimit.    2 pikë   për çdo projekt të koordinuar apo zbatuar.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dosjen e aplikimit konform dokumentacionit të kërkuar në njoftimin zyrtar. Kandidatët të cilët dorëzojnë dokumentacion të pa noterizuar, ose kanë mungesë në dokumentacion nuk do të merren në shqyrtim nga komisioni.  

 

PROCEDURA DHE DOKUMENTACIONI PËR PUNËSIM.

 

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. Formularin e aplikimit për personel akademik i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Degës së Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  2. Fotokopje të diplomës/diplomave, të noterizuar/a;
  3. Fotokopje të certificates së notave të noterizuar;
  4. Fotokoje të dëshmive të ndryshme kualifikimi, të noterizuara;
  5. Fotokopje të artikujve shkencorë të publikuar në revista kombëtare/ndërkombëtare profesionale, shkencore ose punime të tjera;
  6. Fotokopje të pasaportës ose të një dokumenti identifikimi;
  7. Deklaratë nga kandidati aplikues për konfliktin e interesit;
  8. Preferohen dhe dy letra vlerësimi (jo domosdoshmerisht), nga vlerësues me grada dhe tituj.
  9. Dëshmi të gjendjes gjyqësore të lëshuar nga autoriteti përgjegjës apo vetedeklarim.

 

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë  dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

 

Procedura e konkurimit fillon menjëherë pas publikimit të vendit të lirë të punës dhe përzgjedhja zhvillohet sipas përcaktimeve në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

  1. Një komision i veçantë ad hoc, i ngritur pranë Departamentit sipas parashikimeve statutore dhe të vendimit 41/2016 të Senatit akademik bën vlerësimin e dosjeve të dorëzuara nga kandidatët dhe shpall kandidatët fitues.
  2. Kryesekretaria e Fakultetit të Shkencave Teknike bën njoftimin e kandidatëve fitues dhe atyre që nuk përzgjidhen (jo fitues).
  3. Kandidatët jo fitues kanë të drejtën e animimit tek Dekani brenda 5 ditëve pas marrjes dijeni të vendimit nga Komisioni ad hoc.
  4. Dekani i përcjell Rektorit listën përfundimtare të fituesve të shpallur nga Komisioni ad hoc, për lidhje të kontratës së punës.

 

 

Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”

Fakulteti i Shkencave Teknike

Kryesekretaria e Fakultetit

 Vlorë

 

Afati i fundit i pranimit të aplikimeve është 1(një) javë kalendarike ( 04 Prill – 11 Prill ) pas shpalljes në faqen zyrtare të internetit të UV-së. Njoftimi shpallet edhe në vendet e njoftimeve në universitet.

Mbi zarf të shënohet pozicioni përse aplikohet.

Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dosjen e aplikimit konform dokumentacionit të kërkuar në njoftimin zyrtar. Kandidatët të cilët dorëzojnë dokumentacion të pa noterizuar, ose kanë mungesë në dokumentacion nuk do të merren në shqyrtim nga komisioni.