Aktivitete njoftime

[:sq]Aktiviteti me Ambasadoren Greke[:]

[:sq] 

Në vazhdim të aktiviteteve në kuadër të Strategjisë së Ndërkombëtarizimit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, më datë 16.03.2018 në mjediset e sallës “Rilindja”, u organizua takimi me Ambasadoren Greke në Shqipëri, Shkëlqesinë e saj Znj. Eleni Sourani, në prani të studentëve, pedagogëve dhe organeve drejtuese të Universitetit.

Rektori i Universitetit Prof. Dr. Roland Zisi mbajti fjalën përshëndetëse të mirëseardhjes në të cilën theksoi bashkëpunimin shumëdimensional midis disa prej Universiteteve në Greqi dhe Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës. Gjatë fjalës së saj Ambasadorja Znj. Eleni Sourani, ju drejtua shumë miqësisht studentëve duke theksuar rëndësinë e të qënurit qytetar i botës për të përfituar prej mundësive që të ofron globalizmi. Në fokus, jo vetëm të takimit, por në përgjithësi të marrëdhënieve të dy institucioneve, ishin studentët. Në këtë kuadër u ra dakord për organizimin dhe zhvillimin e disa aktiviteteve të përbashkëta midis Ambasadës Greke në Shqipëri dhe Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, si për shembull, financimi i dy bursave studimore për studentët ekselent të Universitetit si dhe mundësimi i një vizite studimore të një grupi studentësh të UV-së në Universitetitin e Aristotelit, Selanik.

 [:]