[:sq]
Thirrje për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Në Universitetin E Liezh-It, Belgjikë,
Kush Mund të Aplikojë:
- Studentët e Ciklit të Dytë të Studimeve (Master)
- Viti i I ose i II
Afati i Aplikimit
- datës 23.03.2018
- ora 12:00
Adresa e dorëzimit të dokumentave prej aplikuesve bëhet dorazi pranë:
- Sektorit të Projekteve, Marrëveshjeve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,
- Godina A,
- Rektorati,
- Kati i II.
- Email; international@univlora.edu.al
Fushat në të cilat mund të aplikojë në Uni Leizh
- Departamenti Inxhinierive Dhe Teknologjise Detare
Periudha e studimit
- Mobiliteti për studentët përfshin qëndrimin prej pesë (5) muaj (Shtator 2018 – Janar 2019) për të kryer studimet për semestrin e vjeshtës.
- Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (Leizh), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor (800 EUR/muaj) (për akomodim, ushqim, libra, transport urban)
- Shpenzimet e udhëtimit (275 EUR) (bilet avioni)
Informacion shtesë;
- Informacion për kurset dhe kalendari akademik; https://www.uliege.be/cms/c_8699436/en/portail-uliege
Dokumetat e nevojshme për aplikim:
- Formularin e Aplikimit
- Kopje të dokumentit identifikues
- Vërtetim studenti, për ndjekjen e studimeve Master në Departamentin e Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare.
- Listë notash (te Studimeve Bachelor ose provimeve të shlyera në programin e studimit Master)
- Dëshmi e njohjes së gjuhës Angleze
- Letër motivimi
- Dy letra rekomandimi nga profesorë që kanë ndjekur veprimtarinë e studentit. (Opsionale)
- Përzgjedhja e 2 kandidatëve për këtë thirje.
- Për përzgjedhjen e kandidatëve fitues, do të ngrihet një komision vlerësues.
- Merita akademike (Nota Mesatare te pakten 7).
- Kompetenca gjuhësore (Niveli B1 i njohjes së Gjuhës Angleze, kriter i vendosur nga Universiteti pritës).
- Numri i krediteve te fituara nga studenti ne ciklin e studimeve Master dhe mesatarja per kredit e arritur ne studimet Master.
Vini re:
- Në këtë fazë komunikimi do të zhvillohet me Universitetin tonë dhe jo me atë Pritës (international@univlora.edu.al ).
- Për çdo informacion të mëtejshëm dhe që ju nevojitet mund të paraqiteni pranë Sektorit të Projekteve, Marrëveshjeve dhe Marrëdhënieve me Jashtë ( Godina A, Rektorati, Kati i II ). ( international@univlora.edu.al ).
- Blenard Xhaferaj, person kontakti për projektin
FORMULAR APLIKIMI (Klikoni këtu)[:]