njoftim punesim

Njoftim punësimi

NJOFTIM

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, për personel akademik me angazhim me kohë të plotë, referuar nevojave të mësimdhënies në Fakultetin e Shëndetit Publik, për vitin akademik 2017-2018 si më poshtë:

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

  1. DEPARTAMENTI I INFERMIERISË

Personel akademik me angazhim me kohë të plotë (një vend i lirë) si më poshtë:

1 (një) pedagog të fushës së Infermierisë:

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me kohë të plotë.
  • Mësimdhënie në modulet e Lëndëve infermierore në veprimtaritë akademike: leksione, seminare, laboratore, praktikë.
  • Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  • Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë diplomë në Infermeiri të Përgjithshme/Infermieri mami + Master Shkencor në fushën e Infermierisë.
  2. Nota mesatare minimale 8,5 (tetë e pesë të dhjetat).
  3. Eksperiencë në shërbimin shëndetësor minimalisht 3 vjet, e vërtetuar nga qëndra e punës.
  4. Të kenë njohje të nivelit B2-C1 në gjuhën angleze. Njohja e gjuhëve të tjera të BE jep përparësi.
  5. Të kenë njohuri/eksperiencë mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet më së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
  6. Të mos kenë pasur masa disiplinore të largimit nga puna në universitet/institucion shëndetësor apo të kenë patur më parë vlerësime negative të performancës akademike dhe institucionale.
  7. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të jenë të motivuar për të punuar në grup.
  8. Të jenë të aftë të garantojnë standartin e cilësisë dhe efikasitetin në punë.
  9. Të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregulloren e

2. DEPARTAMENTI I KUJDESIT SHËNDETËSOR

3. QËNDRËA KËRKIMORE SHKENCORE E SHËNDETIT PUBLIK

Personel akademik me angazhim me kohë të plotë (dy vende të lirë) si më poshtë:

2(dy) pedagogë të fushës Mjekësi të Përgjithshme:

Përshkrimi i vendit të punës:

1(një) Pedagog me kohë të plotë.

  • Mësimdhënie në modulet e Lëndëve Paraklinike/Klinike në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.
  • Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  • Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë diplomë në Mjekësi të Përgjithshme. Diploma e Specializimit jep prioritet.
  2. Nota mesatare minimale 8,5 (tetë e pesë të dhjetat).
  3. Të kenë njohje të nivelit B2-C1 në gjuhën angleze. Njohja e gjuhëve të tjera të BE jep përparësi.
  4. Të kenë njohuri/eksperiencë mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet më së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
  5. Të mos kenë pasur masa disiplinore të largimit nga puna në universitet/institucion shëndetësor apo të kenë patur më parë vlerësime negative të performancës akademike dhe institucionale.
  6. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të jenë të motivuar për të punuar në grup.
  7. Të jenë të aftë të garantojnë standartin e cilësisë dhe efikasitetin në punë.
  8. Të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregulloren e

 Përshkrimi i vendit të punës:

1(një) Pedagog me kohë të plotë.

  • Mësimdhënie në modulet e Lëndëve Klinike në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.
  • Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  • Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë diplomë në Mjekësi të Përgjithshme, Diplomë Specializimi në Laborator Klinik
  2. Nota mesatare minimale 8,5 (tetë e pesë të dhjetat).
  3. Të kenë njohje të nivelit B2-C1 në gjuhën angleze. Njohja e gjuhëve të tjera të BE jep përparësi.
  4. Të kenë njohuri/eksperiencë mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet më së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
  5. Të mos kenë pasur masa disiplinore të largimit nga puna në universitet/institucion shëndetësor apo të kenë patur më parë vlerësime negative të performancës akademike dhe institucionale.
  6. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të jenë të motivuar për të punuar në grup.
  7. Të jenë të aftë të garantojnë standartin e cilësisë dhe efikasitetin në punë.
  8. Të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregulloren e

Tabela e vlerësimit të kandidatëve

Kriteret dhe pikëzimi i vlerësimit  të kandidatëve (bazuar në Vendimin nr.07, dt.10-02-2016 të Senatit Akademik të UV, pika 7 për “Procedurën e konkurimit dhe vlerësimit të kandidatëve për personel akademik”, si dhe në kriteret specifike përfshin rubrikat e mëposhtme:

  1. Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë në IAL Publike në Shqipëri
  2. Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë në universitetet e BE
  3. Eksperienca në mësimdhënie në IAL
  4. Aktiviteti shkencor
  5. Studime të Ciklit III (Doktoraturë / Specializim afatgjatë / Master Ekzekutiv) në vazhdim
  6. Grada shkencore dhe Tituj akademikë
  7. Njohuri në Gjuhë të Huaj
  8. Eksperienca profesionale
  9. Intervista

Vlerësimi me pikë për çdo rubrikë bëhet sipas kritereve të mëposhtme:

Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë në IAL Publike në Shqipëri

Tipi i Diplomës

Pikët

Diploma ‘Bachelor’ – për çdo 1/10 e notës mesatare në intervalin 8-10. 0.5 pikë
Diploma ‘4-vjeçare’ – për çdo 1/10 e notës mesatare në intervalin 8-10. 0.75 pikë
Diploma ‘5-vjeçare’ – për çdo 1/10 e notës mesatare në intervalin 8-10. 1 pikë
Diploma ‘Master i Shkencave’ ose ‘Master i Nivelit të Dytë’ – për çdo 1/10 e notës mesatare në intervalin 8-10. 0.5 pikë

Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë në universitetet e BE

Tipi i Diplomës

Pikët

Diploma ‘Bachelor’ – për çdo 1/10 e notës mesatare në intervalin 8-10. 0.75 pikë
Diploma ‘4-vjeçare’ – për çdo 1/10 e notës mesatare në intervalin 8-10. 1 pikë
Diploma ‘5-vjeçare’ – për çdo 1/10 e notës mesatare në intervalin 8-10. 1,5 pikë
Diploma ‘Master i Shkencave’ – për çdo 1/10 e notës mesatare në intervalin 8-10. 0.75 pikë

Eksperienca në mësimdhënie në IAL

Tipi i punësimit

Pikët

Me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 5 pikë në total
Me kohë të pjesshme 0.5 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 2 pikë në total

Aktiviteti shkencor

Botime artikujsh

Pikët

Botime në revista shkencore ndërkombëtare me faktor impakti në Thompson Reuters 5 pikë për çdo artikull.
Botime në revista shkencore ndërkombëtare me bord editorial 2 pikë për çdo artikull

Studime të Ciklit III (Doktoraturë / Specializim afatgjatë / Master Ekzekutiv) në vazhdim

Provimet e dhëna në program

Pikët

Për 60 kredite të pjesës teorike 10 pikë

Grada shkencore dhe Tituj akademikë

Grada / Titulli

Pikët

Master Ekzekutiv 30 pikë
Doktor i Shkencave / Specializim afatgjatë 50 pikë
PhD në BE / Profesor i asocijuar 70 pikë
Profesor 100 pikë

Njohuri në Gjuhë të Huaj

Niveli i gjuhës

Pikët

Anglisht – Niveli B2 2 pikë
Anglisht – Niveli C1 5 pikë
Gjermanisht – Niveli B1 2 pikë
Gjermanisht – Niveli B2 5 pikë

Eksperienca profesionale

Vitet e punësimit

Pikët

1-4 vite punë në Shërbimin Shëndetësor Parësor, Dytësor, Tretësor 5 pikë
≥ 5 vite punë në Shërbimin Shëndetësor Parësor, Dytësor, Tretësor 10 pikë

Intervista

Intervistë me gojë

Pikët

Maksimumi 10 pikë

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

a. Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:   Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,

Adresa: L. Pavarësia, 9400 Vlorë, Shqipëri

Sektori i  Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit

Pozicioni përse aplikohet

b. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Formularin e aplikimit i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  • Fotokopje të kartës së identitetit ID;
  • Jetëshkrim/ C.V;
  • Kopje të noterizuar të Diplomës/ave dhe listës/ave së notave të studimeve universitare.
  • Kopje të noterizuar të gradës shkencore dhe titujve akademik.
  • Kopje të librezës së punës;
  • Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit.
  • Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  • Dëshmi të noterizuara të kualifikimeve, trajnimeve, arsimim shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj
  • Dëshmi të noterizuara të njohjes së gjuhës së huaj
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare,workshop-e etj
  • Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

c. Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike (26 janar – 08 shkurt ) nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Njoftimi publikohet dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike.

d. Konkurimi do të kalojë në dy faza, me vlerësim dosjeje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.