njoftime Projekte

SuProM – Sustainable Project Management in Balkan HEI

SuProM – Sustainable Project Management in Balkan HEI

Programi: Erasmus+ CBHE (Capacity Building in Higher Education)
Kohëzgjatja: 01.01.2025 – 31.12.2026
Statusi: Në zbatim
Roli i UV-së: Partner
Koordinator: Universiteti i Lubjanës, Slloveni
Përfaqësues institucional në UV: Dr. Eva Çipi
Njësia pjesëmarrëse: Qendra për Zhvillim Rajonal (QZHR)
Buxheti për UV: 37,653.00 EUR

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” është pjesë e projektit SuProM, i cili i përgjigjet nevojës urgjente për menaxhim të qëndrueshëm të projekteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor. Reforma e fundit në arsimin e lartë në rajon ka evidentuar mungesën e kapaciteteve të stafit dhe studentëve në fushën e menaxhimit të projekteve, veçanërisht në kontekstin e ndërkombëtarizimit dhe zbatimit të projekteve me partnerë ndërkombëtarë.

🔹 Qëllimi i projektit është rritja e kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë në menaxhimin e projekteve ndërkombëtare, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë.

 

🔹 Projekti përbëhet nga tre faza kryesore:

  • Faza 1: Analiza e proceseve aktuale të menaxhimit të projekteve në universitetet partnere.
  • Faza 2: Angazhimi i aktorëve të ndryshëm në komunitetin akademik përmes trajnimeve praktike mbi menaxhimin e projekteve.
  • Faza 3: Futja e kurseve të qëndrueshme për menaxhimin e projekteve në kurrikulat e arsimit të lartë.

Përfituesit kryesorë të projektit janë stafi akademik, administrativ dhe studentët, të cilët do të pajisen me aftësi konkrete për të aplikuar, menaxhuar dhe zbatuar projekte ndërkombëtare në përputhje me standardet evropiane dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Home Page