njoftime Projekte

ILOFORDIGITAL – Industrial Liaison Offices for Empowerment of a Cross-Border Digital, Entrepreneurial and Professional Skills Network

 

Programi: Interreg IPA South Adriatic 2021–2027 (Italia – Shqipëri – Mali i Zi)
Kohëzgjatja: 01.02.2024 – 31.01.2025
Statusi: Në zbatim
Roli i UV-së: Partner
Koordinator: Università degli Studi di Bari Aldo Moro, Itali
Përfaqësues institucional në UV: Assoc. Dr. Fioralba Vela
Njësia pjesëmarrëse: Departamenti i Biznesit
Buxheti për UV: 34,203.00 EUR
Link zyrtar i projektit: Kliko këtu

Projekti ILOFORDIGITAL synon fuqizimin e një rrjeti ndërkufitar për aftësitë digjitale, sipërmarrëse dhe profesionale në zonën Itali–Shqipëri–Mali i Zi. Projekti mbështet krijimin dhe zhvillimin e Zyrave të Ndërlidhjes Industriale (ILO) në institucionet pjesëmarrëse, për të nxitur inovacionin dhe bashkëpunimin mes universiteteve, bizneseve dhe institucioneve të zhvillimit rajonal.

🔹 Objektivi kryesor është të ndahen, zhvillohen dhe forcohen aftësitë dhe metodologjitë që kontribuojnë në krijimin e një rrjeti të përbashkët të qëndrueshëm, duke u fokusuar në:

  • Aftësitë për ndërmarrësi digjitale,
  • Formim profesional dhe trajnim për krijimin e bizneseve digjitale,
  • Hartimin e strategjive të përbashkëta në bazë të analizave kontekstuale të çdo vendi pjesëmarrës.

🔹 Aktivitetet kryesore të UV-së përfshijnë:

  • Realizimin e analizës kontekstuale për Shqipërinë në fushën e digjitalizimit dhe sipërmarrjes,
  • Kontribut në zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta ndërkufitare,

Pjesëmarrje aktive në punëtori me partnerët për përmirësimin e metodologjive ekzistuese dhe shkëmbimin e praktikave të mira .

https://www.italy-albania-montenegro.eu/ilofordigital-build-in-bari-a-cross-border-participatory-process-to-tackle-the-lack-of-high-level