njoftime Projekte

EDUFAIR – Advancing Quality Higher Education in Western Balkans through Facilitating AI Integration in Teaching, Learning and Research

Programi: Erasmus+ CBHE (Capacity Building in Higher Education)
Kohëzgjatja: 01.11.2024 – 31.10.2026
Statusi: Në zbatim
Roli i UV-së: Partner
Koordinator: KTP SHPK
Përfaqësues institucional në UV: Assoc. Prof. Jonida Mehmetaj
Njësia pjesëmarrëse: Departamenti i Drejtësisë në FSHH
Buxheti për UV: 48,032.30 EUR

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” është pjesë e projektit ndërkombëtar EDUFAIR, i cili synon të mbështesë integrimin e inteligjencës artificiale (AI) në arsimin e lartë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i përgjithshëm është rritja e cilësisë në mësimdhënie, të nxënë dhe kërkim shkencor përmes dixhitalizimit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale.

🔹 Objektivat specifike të projektit janë:

  • SO1: Të forcohet integrimi i AI në mësimdhënie, të nxënë dhe kërkim, duke zhvilluar strategji përfshirëse dixhitale në universitetet partnere dhe duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar.
  • SO2: Të përmirësohen kompetencat dixhitale të stafit akademik dhe studentëve përmes trajnimeve dhe burimeve që rrisin njohuritë mbi AI.
  • SO3: Të nxitet bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm përmes modelit të katërfishtë të helikës (akademia, industria, shoqëria civile dhe qeverisja), duke synuar dixhitalizimin bashkëpunues të arsimit të lartë.

Projekti përfshin partnerë nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Bullgaria, dhe sjell një qasje praktike për përgatitjen e universiteteve të rajonit për sfidat e së ardhmes në një mjedis gjithnjë e më të dixhitalizuar

EDUFAIR – Advancing quality higher education in WB through facilitating AI Integration in Teaching, Learning and Research