njoftime Projekte

ADRIAMOVE – Active Development of Sustainable Mobility Solutions for Enhanced Electric Transport in the Adriatic-Ionian Area

 

Programi: Interreg IPA ADRION 2021–2027
Kohëzgjatja: 17.09.2024 – 2027
Statusi: Në zbatim
Roli i UV-së: Partner
Koordinator: Municipality of Fasano, Itali
Përfaqësues institucional në UV: Assoc. Prof. Xhiliola Agaraj
Njësia pjesëmarrëse: Departamenti i Biznesit

ADRIAMOVE është një projekt që synon zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të aksesueshme për transportin elektrik në rajonin Adriatiko-Jonian. Përmes veprimeve pilot inovative që do të zbatohen në disa zona përfaqësuese në Itali, Slloveni, Kroaci, Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë, projekti kontribuon në përmirësimin e lëvizshmërisë urbane dhe ndërurbane në këtë zonë.

🔋 Objektivat kryesore të projektit janë:

  • Të nxitet përdorimi i mjeteve elektrike dhe i transportit të gjelbër në rajon;
  • Të zhvillohen strategji dhe politika për lëvizshmëri të qëndrueshme;
  • Të forcohet bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për transportin e qëndrueshëm;
  • Të sensibilizohet publiku dhe të përfshihen aktorë të ndryshëm: institucione arsimore, autoritete vendore, operatorë ekonomikë dhe turistikë.

https://keep.eu/projects/29950/Active-Development-of-susta-EN/