njoftime Njoftime-old

Kongresi i Parë Kombëtar i Mamive

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mamisë, Fakulteti i Shëndetit i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë mori pjesë në Kongresin e Parë Kombëtar të Mamive, organizuar nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë më 5 maj 2025 në Tiranë. Në këtë aktivitet u përfshinë Departamenti i Kujdesit Shëndetësor, Departamenti i Infermierisë dhe Qendra Kërkimore Shkencore.

Fjala përshëndetëse u mbajt nga Prof. Asoc. Rezarta Lalo, në emër të Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli, dekan i Fakultetit të Shëndetit. Studentët tanë kontribuan përmes një ekspozite artistike me piktura dhe postera, të titulluar “Kujdesi përmes Artit”, kushtuar figurës së Nënës dhe Fëmijës. Punimet e realizuara nga studentët ishin një formë kreative dhe emocionale e shprehjes së mirënjohjes për profesionin fisnik të mamisë. Ato përçuan mesazhe të forta humane dhe sensibilizuese, duke u mbështetur në njohuritë e fituara nga programet akademike.

Ky aktivitet përfaqëson një shembull të ndërthurjes së dijes, dhe krijimtarisë, duke dëshmuar angazhimin e Universitetit “Ismail Qemali” për të nxitur jo vetëm formimin profesional, por edhe vetëdijen humane e qytetare të profesionistëve të rinj të shëndetit.

Aktiviteti u mbështet nga stafi akademik i Fakultetit të Shëndetit: Prof. Asoc. Rezarta Lalo, PhD (c) Erlini Kokalla, Msc Majlinda Rakipaj , Dr Glodjana Sinanaj, PhD (c) Brunilda Subashi.

Së bashku me një grup studentësh, të cilët u angazhuan në këtë nismë.

Koordinatore e aktivitetit:

  • PhD (c) Rudina Cercizaj
  • PhD Juljana Xhindoli