Pas nënshkrimit të marrëveshjeve midis Akademisë së Forcave të Armatosura dhe Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, nën kujdesin e Ministrisë së Mrojtjes të Republikës së Shqipërisë,
Takimi vijoi me Forumin, “Formimi dhe Edukimi i Ekspertëve në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare” forum i përbashkët i Akademisë së Forcave të Armatosura dhe Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
Ky takim kishte në fokus zhvillimin e partneriteteve për edukim akademik të përbashkët midis Ministrisë së Mbrojtjes, Akademisë së Forcave të Armatosura dhe Univesitetit “Ismail Qemali” Vlorë!
U vazhdua më tej me një forum të hapur për diskutime dhe pyetje nga auditori , i cili u drejtua nga nje panel i rëndësishëm i përbërë nga:
Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Z.Pirro Vëngu
Rektore e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Dr. Aurela Saliaj
Gjenerali i Brigadës , Rektor i Akademisë së Forcave të Armatosura, Z. Bardhyl Nuredinaj
Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore, Prof. Asoc. Miftar Ramosaçaj
Drejtori i Institutit Kërkimor Shkencor Ushtarak në AFA, Z.Ulsi Rexhaj
Drejtor i Agjensisë së Industrisë Ushtarake, Z. Dorian Tola
Temat në diskutim:
- Rëndësia e bashkëpunimit akademik për zhvillimin e programeve të studimeve që përgatitin profesionistë për sektorin e mbrojtjes.
- Mundësitë për krijimin e specializimeve dhe kurseve të trajnimit të avancuar në fushën e mbrojtjes.
- Roli i universitetit në mbështetje të strukturave të mbrojtjes dhe reagimit ndaj emergjencave natyrore dhe krize.
- Si mund të përdoren hulumtimet dhe inovacionet akademike për përballimin e situatave emergjente?
- Rëndësia e kërkimit shkencor dhe inovacionit akademik për përmirësimin e pajisjeve dhe strategjive të mbrojtjes.
- Edukimi i brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes kombëtare dhe përgatitja e tyre për sfidat e sigurisë.
- Përçimi i traditës dhe kulturës ushtarake përmes edukatës dhe aktiviteteve akademike.