njoftime

Javës Globale të Parasë 2025 – leksion i hapur

Në kuadër të Javës Globale të Parasë 2025, me Temë: “Ndiq me mençuri dhe begati në të ardhmen – 100 vjet Bankë Qendrore në Shqipëri”, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Departamentin e Financës dhe Kontabilitetit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, zhvillon një leksion të hapur me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, dega Financë dhe Kontabilitet.

Tema e leksionit do të jetë: “Monetary Policy, Financial Stability, and Economic Research: Insights from Bank of Albania”

Ky aktivitet do të jetë një mundësi e vyer për studentët të njihen më nga afër me historinë dhe rolin e Bankës Qendrore në Shqipëri, si dhe aspekte të ndryshme lidhur me politikat monetare dhe stabilitetin financiar në vendin tonë.

Ju mirëpresim në Dt : 19.03.2025, ora 11.00, në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë, salla A 206!