Në datën 20 Mars në Sallën “Ali Asllani” Rektorat, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, ora 11.00, do të zhvillohet takimi i promovimit rajonal i Qendrës së Inovacionit “SMART CITY HUB”, e krijuar me financim të BE-së, përmes fondit të projekteve Erasmus Capacity Building, KA2.
Qendra e Inovacionit “SMART CITY HUB” në Departamentin e Biznesit është partner në krijimin e një ekosistemi inovativ për specializim të zgjuar, dhe zhvillimin e kompetencave të ndërlidhura me inovacionin dhe sipërmarrjen.
Pjesëmarrja në këtë takim ka si qëllim të përfshijë aktorë lokalë të Qarkut të Vlorës me qëllim shkëmbimin e njohurive, ideve dhe opinioneve, identifikimin e propozimeve dhe aktiviteteve në funksion të adresimit të sfidave në fushën e specializimit të zgjuar, si dhe ekspertë ndërkombëtarë në këtë fushë.