Sot në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë pranë Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore, në kuadër të aktiviteteve që zhvillon Qëndra e Zhvillimit Rajonal, u mbajt Workshop-i me temë “Energjitë e rinovueshme”.
Në këtë worshop morën pjese studentë të Departamentit të Shkencave kompjuterike, Inxhinierive dhe Kimisë, në Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Natyrës, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.
Gjatë këtij workshop-i studentët ndoqën prezantime të mbajtura nga ekspertë të Milieu Contact Albania si dhe nga drejtuesja e Qëndrës së Zhvillimit Rajonal Dr.Eva Çipi, mbi instalimin, përdorimin dhe menaxhimin e energjive të rinovueshme.
Ky workshop u mbajt në kuader të veprimtarive të përbashkëta që Milieu Contact Albania së bashku me Qëndrën e Zhvillimit Rajonal të UV-së, zhvillojnë në fushë e energjive të rinovueshme në rajon.