njoftim punesim

Specialist serverash dhe digitalizimi dhe Specialist rrjetesh kompiuterike dhe audio-video pranë Sektorit të IT

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin e Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës:

“2 (dy) Personel ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë, në pozicionet Specialist serverash dhe digitalizimi dhe Specialist rrjetesh kompiuterike dhe audio-video” pranë Sektorit të IT, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

 DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Sektori i Teknologjisë së Informacionit (IT) ka një rol shumë të rëndësishëm në mbështetje dhe përmirësim të funksionimit të universitetit, përmes menaxhimit të infrastrukturës teknologjike dhe shërbimeve të informacionit. Ky sektor është përgjegjës për sigurinë, mbështetje teknologjike, zhvillimin e aplikacioneve dhe menaxhimin e sistemeve informatike që mbështesin operacionet e përditshme të institucionit. Siguron funksionimin e sistemeve dhe aplikacioneve, mbrojtjen e të dhënave, dhe ofron mbështetje teknologjike për stafin dhe përdoruesit. Ai gjithashtu është përgjegjës për zhvillimin e infrastrukturës dhe implementimin e teknologjive të reja për të përmbushur kërkesat e UV.

Njoftimi i plote

Formulari i aplikimit