Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin e Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendine lirë të punës:
“1 (një) Personel ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë, në pozicionin “Sekretares mësimore” pranë Departamentit të Matematikë-Fizika në FSHTN, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
“ Sekretare mësimore” ka për mision që, të garantojë respektimin e ligjeve dhe rregullave që rregullojnë funksionimin e institucioneve arsimore, duke siguruar një mjedis të ligjshëm dhe të sigurt për studentët, stafin dhe administratën. Ky pozicion është thelbësor për sigurinë dhe mbarëvajtjen e institucionit arsimor, duke ofruar një mbështetje të pandërprerë për çdo çështje që mund të kërkojë zgjidhje ligjore.