Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ka kënaqësinë të ftojë studentët, pedagogët dhe dashamirësit e letërsisë në një takim të veçantë me poeten e shquar, Rita Petro, në një bisedë të lirë në programin “Jeta në fjalë ”
Ky event do të ofrojë mundësinë për të njohur më mirë krijimtarinë e saj, për të eksploruar thellësitë e poezisë dhe mendimeve që e karakterizojnë, si dhe për të diskutuar për ndikimin e letërsisë në shoqërinë dhe kulturën tonë. Ky është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar një bisedë frymëzuese dhe për të mësuar nga përvoja e një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë moderne shqiptare. Të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në këtë dialog.”
Ju mirëpresim !
Datë 24 shkurt,ora 11.00
Salla “Ali Asllani”
Universiteti “ Ismail Qemali” Vlorë