Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin e Rektorit nr. 29, datë 06.02.2025, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës:
“Personel ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë, në pozicionin “Specialist Jurist”, pranë Sektorit Juridik, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Specialist “Jurist” ka për mision që, të garantojë respektimin e ligjeve dhe rregullave që rregullojnë funksionimin e institucioneve arsimore, duke siguruar një mjedis të ligjshëm dhe të sigurt për studentët, stafin dhe administratën. Ky pozicion është thelbësor për sigurinë dhe mbarëvajtjen e institucionit arsimor, duke ofruar një mbështetje të pandërprerë për çdo çështje që mund të kërkojë zgjidhje ligjore.