njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për studentë në Universitetin Anadolu (Anadolu University) në Turqi

Thirrje mobiliteti për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA171 International Credit Mobility në Universitetin Anadolu (Anadolu University) në Turqi

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Anadolu (Anadolu University) në Turqi hap thirrjen për mobilitet studentësh në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA171, për të cilën ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e UV-së.

Mobiliteti përfshin:

  • Lloji i mobilitetit: Studim
  • Kohëzgjatja: 5 muaj
  • Numri i kuotave: 1 (një)
  • Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë” 2025.
  • Bursa: 800 Euro/muaj (Universiteti Anadolu paguan 80% të grantit total. Granti i mbetur prej 20% varet nga suksesi akademik i studentit dhe do të paguhet pas mobilitetit. Universiteti Anadolu paguan grantin e mbetur 20% vetëm nëse studenti është i suksesshëm në dy të tretat e totalit të krediteve.)
  • Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

 

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

  • Të jenë studentë të UV-së në “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vit të parë në periudhën e mobilitetit) Master dhe Doktoraturë të UV-së
  • Të jenë studentë në programet e studimit sipas kodit ISCED në marrëveshjen ndërinstitucionale:

041   Business Administration

0311 Economics

1015 Tourism Management

0421 Law

0222 History

0112 Pre-school Education

0114 English Language Teaching

Të përcaktohen programet e studimit (bachelor dhe/ose master dhe/ose doktoratë)

  • Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B1 gjuhë angleze/gjuhë turke).

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të kritereve të propozuara nga universiteti pritës si më poshtë:

  1. Të jetë i regjistruar në një nga programet me kohë të plotë (përfshirë programet e arsimit në mbrëmje) në universitetin e origjinës dhe të mos jetë në pozicionin e diplomimit.
  2. Nëse përfitoni nga ndonjë prej programeve të të mësuarit gjatë gjithë jetës / Erasmus+ në ciklin aktual (BA, MA, PhD), kohëzgjatja totale e mobiliteteve nuk mund të kalojë 12 muaj, duke përfshirë aktivitetin e synuar.
  3. GPA për studentët bachelor: minimum 2.20 mbi 4.00 (mestare e notave minimum 6)
  4. GPA për studentët bachelor master dhe doktoraturës: minimum 2.50 over 4.00 (mestare e notave minimum 7).
  5. Të ketë një dokument që vërteton të paktën nivelin B1 të gjuhës angleze.
  6. Të gjithë studentët aplikantë listohen në një rend zbritës sipas pikëve së tyre të renditjes Erasmus+ të llogaritur duke shtuar % 50 të GPA në % 50 të rezultatit të gjuhës së huaj dhe nominohen nga fillimi i listës për kuotën e disponueshme.
  7. 10 pikë për çdo mobilitet do të hiqen nga renditja Erasmus+ e studentëve që kanë përfituar nga Programi i Mësimit gjatë Gjithë Jetës / Programet Erasmus+ në ciklin aktual me ose pa grant.
  8. 10 pikë i shtohen pikës së renditjes Erasmus të studentëve me nevoja të veçanta. (Vetëm nëse është e dokumentuar).
  9. 10 pikë i hiqen nga pikët e renditjes Erasmus nëse kombësia e studentit është e njëjtë me shtetin pritës.
  10. 10 pikë i hiqen nga pikët e renditjes Erasmus nëse studenti i përzgjedhur nuk merr pjesë në mobilitet përjashtohet.
  11. Në rast aplikimi për më shumë se një lloj mobiliteti në të njëjtën kohë, 10 pikë do t’i hiqen nga pikët e renditjes Erasmus+ për mobilitetin e preferuar nga student.
  12. Studentët që studiojnë një drejtim të dyfishtë lejohen të aplikojnë vetëm me një nga drejtimet në të njëjtën thirrje aplikimi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje ID / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Lista e notave.
  • Letër motivimi në anglisht.
  • Dokument që vërtëton njohjen e gjuhës së huaj. (Çertifikatat që pranohen: TOEFL IBT, Pearson PTE, CPE (Çertifikatë Cambridge në zotërimin e anglishtes), CAE (Çertifikatë Cambridge në anglishte të avancuar). Ju mund të përdorni formatin e Universitetit Anadolu (të bashkangjitur) nëse studentët nuk ka ndonjë certifikatë të shkruar më sipër. Dokumenti duhet të nënshkruhet dhe vuloset nga universiteti i origjinës.
  • Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse e dispononi).

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
  • international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Shënim: Studentët janë të lutur përpara dorëzimit të aplikimit të konsultohen me koordinatorin akademik të marrëveshjes/ përgjegjësin e departamanetit, nëse aplikimi i tyre është i përshatshëm mbështetur në katalogun e kurseve të ofruar në gjuhë angleze sipas linkut https://abp.anadolu.edu.tr/en

Afati i fundit i aplikimit është 16.01.2025

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë universitetit pritës.
  • Studentët e përzgjedhur do të kontaktohen prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve e gjeni në linket:

https://www.anadolu.edu.tr/en

https://abp.anadolu.edu.tr/en

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

  1. Koordinatorët akademik të programeve:

Prof. As. Fioralbe Vela (041) (1015) (fioralba.vela@univlora.edu.al)

Dr. Florian Miti (0311) (florian.miti@univlora.edu.al)

Prof. As Jonida Mehmentaj (0421) (jonida.mehmetaj@univlora.edu.al)

Phd. Esmeralda Laci (0112) (0222) (esmeralda.laci@univlora.edu.al)

Prof. As. Kozeta Hyso (0114) (kozeta.hyso@univlora.edu.al)

2. Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!

 

FORMULAR APLIKIMI STUDENT (1)