Thirrje mobiliteti për stafin akademik në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA171 International Credit Mobility në “Isparta University of Applied Sciences” në Turqi.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me “Isparta University of Applied Sciences” hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA171.
Ftohen të aplikojnë stafi akademik me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.
Mobiliteti përfshin:
– Lloji i mobilitetit: Mësimdhënie.
– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.
– Numri i kuotave: 2 (dy).
– Periudha e mobilitetit: Semestri pranverë 2025
– Dieta ditore: 140 Euro/ditë.
– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:
https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikim për aplikantët:
- Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV, i cili lidhet me fushën sipas kodeve ISCED:
- 1013 Hotel, restaurants and catering.
- 1015 Travel, tourism and leisure.
- 041 Business Administration
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2 gjuhe angleze/turke).
Kriteret e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të kritereve të përcaktuara prej Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Spartës, Turqi si mëposhtë:
- Kompetenca e gjuhës së huaj, e cila duhet të jetë të paktën niveli B1 sipas standardeve CEFR. (+50 pikë).
- Kontributi në përgatitjen e projektit KA171 (+20 pikë).
- Stafi që i përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj. (+5 pikë).
- Stafi që do të marrë pjesë për herë të parë në mobilitet Erasmus (+10 pikë).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje ID/ pasaportë.
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
- fioralba.vela@univlora.edu.al
- international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 15/01/2025.
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
- Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës gjendet në linkun http://www.isparta.edu.tr/en
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Koordinatoren akademike të marrëveshjes ndërinstitucionale për Prof. As. Fioralba Vela (fioralba.vela@univlora.edu.al ).
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!