Thirrje mobiliteti për staf ndihmës akademik me karakter administrativ në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA171 International Credit Mobility në “Jaume I University” në Spanjë.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me “Jaume I University” hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA171.
Ftohen të aplikojnë stafi ndihmës akademik me karakter administrativ i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.
Mobiliteti përfshin:
– Lloji i mobilitetit: Trajnim
– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.
– Numri i kuotave: 5 (pesë)
– Periudha e mobilitetit: Mobiliteti duhet të kryehet gjatë Javës së 6-shtë Ndërkombëtare të Trajnimit të Stafit (9-13 qershor 2025).
– Dieta ditore: 160 Euro/ditë.
– Shpenzime udhëtimi: 360 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:
https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikim për aplikantët:
- Personel ndihmës akademik me karakter administrativ me angazhim me kohë të plotë që lidhen me shërbimet e mëposhtme: Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë, Aktivitete Sportive, IT.
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2 gjuhe angleze/spanjolle).
Kriteret e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
- Eksperienca në punë për stafin ndihmës akademik/administrativ.
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:
- Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
- Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje ID/ pasaportë.
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 15.01.2025.
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
- Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës gjendet në linkun https://www.uji.es/
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al ).
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!
Formular staf akademik_PB (1) (14)