njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për stafin akademik në “Osnabruck University” në Gjermani.

Thirrje mobiliteti për stafin akademik në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA171 International Credit Mobility në “Osnabruck University” në Gjermani.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me “Osnabruck University” hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA171.

Ftohen të aplikojnë stafi akademik me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.

Mobiliteti përfshin:

– Lloji i mobilitetit: Mësimdhënie.

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i kuotave: 6 (gjashtë).

– Periudha e mobilitetit: Semestri pranverë 2025

– Dieta ditore: 140 Euro/ditë.

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikim për aplikantët:

  • Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV, i cili lidhet me fushën sipas kodit ISCED “0232 Literature and linguistics”.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2 gjuhe angleze/gjermane).

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike për stafin akademik (titulli akademik/ grada shkencore).
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje ID/ pasaportë.
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

Afati i fundit i aplikimit është 15/01/2025.

 

Procedura e përzgjedhjes:

  1. UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  2. Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  3. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  4. Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
  5. Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës gjendet në linkun https://www.uni-osnabrueck.de/en/home/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

  1. Drejtuesen e Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Prof. As. Kozeta Hyso (kozeta.hyso@univlora.edu.al ).
  2. Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!

Formular staf akademik_PB (1) (7)