SHPALLET THIRRJA PËR MBËSHTETJEN E KOMPANIVE STARTUP DHE LEHTËSUESIT E STARTUP-eve NËPËRMJET GRANTEVE DHE MASAVE MBËSHTËTËSE 2025
Programi për mbështetjen e kompanive startup dhe lehtësuesit e start up-eve nëpërmjet granteve dhe masave mbështetëse 2025 është krijuar nga qeveria Shqiptare për të stimuluar sipërmarrjen inovative duke ofruar financim për kompanitë startup më premtuese shqiptare.
Duke njohur vështirësitë në sigurimin e fondeve për ciklin e zhvillimit në fazën e hershme dhe koston e lartë për të përkthyer një produkt ose shërbim në nje kompani të suskeshme, është krijuar programi për të ndihmuar në vazhdimësi kompanitë startup dhe lehtësuesit e start up-eve në një faze kritike të zhvillimit dhe për t’u mundësuar sipërmarrësve në Shqipëri të ndërtojnë bizneset e tyre inovative në vend. Kompanitë dhe përfituesit e tjerë që marrin financim nëpërmjet këtij programi pritet të ofrojnë një model të përdorshëm komercialisht, tregtojnë një pilot ose ofrojnë një produkt ose shërbim të gatshëm për tregun dhe shtrirje tek klientët e parë potencialë gjatë kohëzgjatjes së projektit.
Mbështetjen me grant e përfitojnë startup-et dhe lehtësuesit e startup-eve të vetëdeklaruar në regjistrin elektronik të startup-eve dhe lehtësuesve, që janë të pajisur me pasaportën përkatëse. Aplikantët mund të jenë individë, nomadë dixhitalë, kompani private mikro, të vogla dhe të mesme të themeluara në Shqipëri, jo më të vjetra se 6 vjet në momentin e aplikimit.
Financimi i dhënë nga qeveria Shqiptare në kuadër të mbështetjes me grante 2025, do të mbulojë 100% të kostove totale të projektit për aplikantët fitues në fazën e parë – Faza e Ndërtimit të Konceptit; 85% të kostove për aplikantët fitues në fazën e dytë – Faza e Validimit dhe 75% të kostove për aplikantët në fazën e tretë – Faza e Zgjerimit dhe Ndërkombëtarizimit. Afati I implementimit të projekteve për vitin 2025 do të jëtë afërsisht 9 muaj.
Vendimet e financimit do të merren në bazë konkurruese nga një komision i vlerësimit i përbërë nga specialistë të ekosistemit, administrate shtetërore dhe pjestarë të akademisë. Numri i projekteve fituese do të përcaktohet nga cilësia e aplikimeve dhe do të jenë subjekt i totalit të fondeve të disponueshme ose të alokuara për vitin 2025. Gjithashtu, në mbështetje të këtij programi, Agjencia Startup Albania do të ofrojë mbështetje me mentorë dhe trajnime në fusha të tilla si zhvillimi i biznesit, marketing, shitjet, mbrojtjen dhe menaxhimin e pronësisë intelektuale dhe të tjera, në varësi të nevojave specifike të startup-eve. Ky Manual i Thirrjes ofron informacion në lidhje me kriteret dhe procedurat e aplikimit dhe ne shpresojme se informacioni do t’ju ndihmojë të lundroni lehtësisht gjatë procesit. Manuali i Thirrjes dhe procedurat përkatëse janë ndërtuar për të qenë transparente, të drejta dhe mbi të gjitha, për të evidentuar dhe mbështetur sipërmarrësit më të talentuar dhe kompanitë startup më të mira që operojnë në Shqipëri.
Delina Ibrahimaj,
Ministër I Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
Dokumentat e Grantit:
Rregullore e Thirrjes Grant2025
Formulari-i-Buxhetit-Thirrja-GRANT2025