njoftime Projekte

Konferenca Kombëtare me temë: “Edukimi Mediatik dhe i Informacionit Për Mësimëdhënie ”

Në datë 02 Dhjetor, pranë sallës “Ali Asllani” u zhvillua Konferenca Kombëtare me temë: “Edukimi Mediatik dhe i Informacionit Për Mësimëdhënie ” mbështetur dhe financuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri dhe Instituti Shqiptar i Medias.

Konferenca u çel nga koordinatorja Znj.Eva Cipi e cila ju uroi mirëseardhjen të ftuarëve,pjesëmarrësve në këtë aktivitet, përfaqësues të institucioneve partnerë që mbështesin këtë konferencë nga ASCAP si dhe kolegë të Universitetit “Ismail Qemali ”Vlorë.

Qëllimi kryesor i kësaj konference është të pajisi mësuesit me mjetet e duhura që i bëjnë ata të aftë të kuptojnë rolin e medias në shoqërinë demokratike.

Rëndësia e Medias dhe të rinjtë:

· Mbi 90% e të rinjve evropianë janë aktivë në platformat e mediave socilae si Instagram. TikTok, dhe Snapchat.Këto platforma shpesh janë burimi kryesor i informacionit dhe argëtimit.

· Të rinjtë evropjanë kalojnë mesatrisht 3- 4 orë në ditë në internet kryesisht në platformat sociale dhe duke parë video.

· Vetëm 20% e të rinjve marrin lajme nga burme tradicionale si televizioni ose gazetat pjesa tjetër preferon platformat Online

#universitetiismailqemalivlorë
#projekteuv