Thirrje mobiliteti për stafin akademik në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA171 International Credit Mobility në “Kempten University of Applied Sciences” në Gjermani.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me “Kempten University of Applied Sciences”në Gjermani hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA171.
Ftohen të aplikojnë stafi akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.
Mobiliteti përfshin:
– Lloji i mobilitetit: Mësimdhënie
– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.
– Numri i kuotave: 2 (dy)
– Periudha e mobilitetit: Mobiliteti për mësimdhënie duhet të realizohet brenda muajit dhjetor 2024 të vitit akademik 2024-2025.
– Dieta ditore: 140 Euro/ditë.
– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikim për aplikantët:
- Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV, i cili lidhet me fushën sipas kodit ISCED 0410.
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2 gjuhë angleze/ gjuhë gjermane).
Kriteret e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
- Arritja akademike për stafin akademik (titulli akademik/ grada shkencore).
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:
- Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
- Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje ID/ pasaportë.
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
- elenica.pjero@univlora.edu.al
- international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 22/11/2024.
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
- Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës gjendet në linkun https://www.hs-kempten.de/en/
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Koordinatoren akademike të marrëveshjes, Prof. Dr. Elenica Pjero (Beqiraj) (elenica.pjero@univlora.edu.al)
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al ).
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!
Formular staf akademik_Kempten