Në datë 30 Tetor pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, në ambjentet e biblotekës “Nermin Vlora Falaschi”, u mbajt takimi informues kryesuar nga dekani i Fakultetit të Shëndetit Prof.Asoc.Enkelejd Mëhilli, koordinatorëve të programit READ (Programi i Bashkëpunimit Akademik me Diasporën Shqiptare) dhe pedagogëve të universitetit.
Programi READ synon të impaktojë në rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor në Shqipëri nëpërmjet diasporës akademike shqiptare nga vendet e OECD-së, kryeisht SHBA dhe vëndet e Evropës Perëndimore, për të kontribuar për periudha afat-shkurtra nga 1 deri në 6 muaj.
Ky takim ka si qëllim të informojë në mënyrë të hollësishme gjithë stafin akademik rreth aplikimit në kë projekt. Afati i aplikimit do të jetë deri në datë 5 dhjetor 2024.
Sesioni i informimit vazhdoi me trajnimin për shkrimin e një projekti sipas rregullave të aplikimit , i moderuar nga z.Auron Pasha me 20 vite përvojë në konsulencë, kërkime tregu dhe teknologji. Auron Pasha është themelues i IDRA Albania dhe ka mbikqyrur projekte në fushat e qeverisjes të zhvillimit ekonomik.