Sot më datë 22 tetor në orën 11:00 u zhvillua në Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore takim me staf akademik dhe studentë me qëllim prezantimi i ecurisë së projektit:
Harvesting (Digital) Alternation in Ways That Knock-Down Inaccessibility of New Generations/HAWKING
Qëllimi i këtij projekti është të kapërcejë hendekun në arsimin e dixhitalizuar dhe të ofrojë mbështetje për studentët nga kategoritë e cenueshme (me aftësi të kufizuara), shumë prej të cilëve nuk ndjekin arsimin e lartë pavarësisht talenteve të tyre.
Promovimi i arsimit gjithëpërfshirës, barazia, aksesi dhe promovimi i kompetencave dixhitale në Arsimin e Lartë në Mal të Zi, Bosnjë – Hercegovinë dhe Shqipëri.
Prezantimi i paketave të punës dhe rezultat e pritshme si përmirësimi i strategjive dhe planeve të veprimit përkatës ndërinstitucional me objektiva konkrete që do të arrihen në 3-5 vitet e ardhshme nëpërmjet angazhimit aktiv të stafit të IAL-ve dhe studentëve.
Prezantimi u ndoq me vemendje nga të pranishmit.