Ne kuader te paketave te punes Manaxhim dhe shperndarje e rezultateve te projektit CRED4TEACH, prej datave 9 deri 11 Tetor, Universiteti Ismail Qemali Vlore priti ne mjediset e tij pjesemarres perfaqesues te universiteteve partnere nga Gjermania, Ukraina, Portugalia, Estonia,Turqia Mal i zi, dhe Shqiperia, eksperte dhe perfitues ne fushen e zhvillimit dhe implementimit te Mikrokredencialeve si nje medode e re inovative ne reformimin e programeve te zhvillimit profesional te mesuesve te sistemit parauniversitar te edukimit.
Ne kete kontekst, ne 10 tetor, Konferenca nderkombetareme me temën “Ndërtimi i Kompetencave: Mikrokreditet për Rritjen dhe Ekselencën eCRED4TEACH Mësuesve,” kushtuar promovimit të mikrokredencialeve për zhvillimin profesional të mësuesve përmes kurseve MOOC, e mbajtur prane salles Rilindja, mblodhi rreth 200 mesues pjesemarres dhe kerkues, duke u fokusuar ne alternativat bashkekohore me standarte europiane për avancimin ne sistemin e e trajnimit dhe kualifikimit të mësuesve, duke diskutuar rolin transformues të mikrokredencialeve. UV nepermjet implementimit te Mikrokredencialeve, do te ofrojë një qasje të efektshme dhe të përshtatur ndaj zhvillimit profesional, duke lejuar mësuesit të fokusohen në përvetësimin e aftësive dhe njohurive specifike, që kanë rëndësi të drejtpërdrejtë në praktikën e tyre.
Konferenca ishte një mundësi e shkëlqyer për të mësuar nga ekspertë dhe praktikues të njohur që janë në pararojë të edukimit të mësuesve dhe mikrocertifikimeve, me qasjet inovative për të adresuar nevojat e mësuesve deri tek sigurimi i cilësisë dhe njohjes së mikrocertifikatave, me një program të larmishëm dhe të pasur.
Kjo konference me profil nderkombetar, me foles te shkelqyer, perfaqesues te institucioneve te rendesishme te sistemit arsimor te larte dhe para universitar si UV, MASR, ASCAP dhe ZVA VLORE , eksperte te projektit CRED4TEACH nepermjet 15 prezantimeve ne 5 panele , 4 sesioneve me 22 punime shkencore, tregoi nje bashkëpunim te shkelqyer, gjithëpërfshirës , duke vlerësuar dhe mbeshtetur mësimin e vazhdueshem për të gjithë mesuesit jo vetem ne Vlore por edhe ne plan kombetar dhe nderkombetar.