Thirrje mobiliteti për stafin akademik dhe ndihmës akademik me karakter administrativ në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA171 International Credit Mobility në Universitetin Kadis në Spanjë (University of Cádiz).
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Kadis në Spanjë hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA171.
Ftohen të aplikojnë stafi akademik dhe ndihmës akademik me karakter administrativ i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.
Mobiliteti përfshin:
– Lloji i mobilitetit: * Mësimdhënie
* Trajnim
– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.
– Numri i kuotave: 1 (një)
– Periudha e mobilitetit: Gjatë vitit akademik 2024-2025.
– Dieta ditore: 160 Euro/ditë.
– Shpenzime udhëtimi: 360 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:
https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikim për aplikantët:
- Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV, fusha e studimit të tw cilit ofrohet në UCA.
- Personel ndihmës akademik me karakter administrativ me angazhim me kohë të plotë në UV.
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B1/ B2 të gjuhës angleze/ spanjolle).
Kriteret e përzgjedhjes dhe procedura e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së përcaktuar prej Universitetit Kadis sipas kritereve të shpallura në linkun https://internacional.uca.es/wp-content/uploads/2024/10/EN_ErasmusKA171_STT_STA_IN_24_25_DEF.pdf
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje ID/ pasaportë.
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
- Marrëveshjen e mobilitetit të firmosur nga stafi dhe eprori më i afërt https://internacional.uca.es/wp-content/uploads/2024/10/2.b-HE-Mobility-agreement-for-teaching-KA171-2023-EN.docx
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
- aurora.bakaj@univlora.edu.al
- international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 31/10/2024
Më shumë informacion mbi universitetin pritës, detaje të kësaj thirrje dhe listës së aktiviteteve të mundshme në të cilat stafi mund të marrë pjesë gjenden në linket e mëposhtëme:
https://internacional.uca.es/wp-content/uploads/2024/10/EN_ErasmusKA171_STT_STA_IN_24_25_DEF.pdf
Për çdo paqartësi mund të kontaktoni me:
- Koordinatoren akademike të marrëveshjes ndërinstitucionale Dr. Aurora Bakaj (aurora.bakaj@univlora.edu.al).
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al ).
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
Formular-staf-administrativ-_Kadis