Starton sot në datën 9 Tetor në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, takimi i 3-të Ndërkombëtar, në kuadër të projektit “CRED4TEACH”. Ky projekt ka në fokus ngritjen e programeve të mësimëdhënieve online, për trajnimin e mësuesëve mbi sistemin e mikrokrediteve.
Takimi u zhvillua në ambjentet e RDC, salla C 500 në Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore. Në tre ditë, datë 9,10,11 Tetor 2024, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, mirëpret partenerët e projektit nga Gjermania, Ukraina, Mali i Zi, Estonia dhe partnerë të Universiteteve shqiptare.