Në datat 25-26.9.2024 u zhvillua, në kuadër të projektit “Promovimi i edukimit dhe indentifikimi i mangësive/nevojave në sektorin detar shqiptar”, në ambientet e godinës C të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë Konferenca e Parë “2024 First Smart City/Smart Port Conference”.
Konferenca u drejtua nga Koordinatori për UV Kristofor Lapa dhe Koordinatori për NTNU Arnfinn Oksavik.
Rektoria e UV Prof. Dr. Aurela Saliaj, pasi iu uroi mirëseardhjen profesorëve nga NTNU, Universiteti për Shkencën dhe Teknologjinë, Alesund, Norvegji, përshëndeti Konferencën, duke iu uruar asaj punë të mbarë duke e cilësuar atë mjaft të rëndësishme për vetë UV, por edhe qytetin në zhvillim të Vlores dhe vecanërisht për Bashkinë Vlorë.
I pranishëm në takim ishte edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore Prof. Asoc. Miftar Ramosaçaj, i cili prshëndeti Konferencën dhe shprehu mbështetjen për mbarëvajtjen e këtij projekti.
Në Konferencë u trajtuan gjerësisht nga profesorët Norvegjezë tema të tilla si:
- Përdorimi i Smart City, historia, qëllimi dhe përdorimi i tij në Norvegji dhe në vendet e BE.
- Eksperiencat nga implementimet e smart city në qytetin e Trondheim në Norvegji.
- Shembull i implentimit të modelit dixhital smart city në Rana, Norvegji me fokus mbi qytetin, universitetin dhe aeroportin e ri.
Prezantime me shumë interes për këtë projekt u bënë nga Klaudio Mehmetaj – Drejtor i Urbanistikës pranë Bashkisë Vlorë, i cili prezantoi të rejat më të fundit të zhvillimit urban në Vlorë, i tillë si projekti pilot në segmentin e rrugës Kosova.
Për portin e ri të Vlora Marina bëri nje prezantim të dëtajuar Z. Rudy Awad Menaxher i projektit, i cili ngjalli mjaft interes për të pranishmit, kryesisht për profesorët Norvegjezë.
Në Konferencë, mbi projektin e Vlora Smart City, paraqiti prezantimin pedagogu i UV Medriti Mustafaraj në të njëtën kohë edhe student i Phd në NTNU në kuadër të po të njëjtit project, mbi rrugët kryesore të qytetit, trafiku sot dhe parashikimi në të ardhmen, matjen e disa parametrave ambientale në zonat ujore të gjirit të Vlorës, ndikimi i ndërtimit dhe funksionimit të portit të ri Vlora Marina dhe aeroportit të ri në Akërni, lëvizjet demografike dhe konsumi i ujit dhe energjisë elektrike etj.