Thirrje për mobilitet stafi akademik në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA171 International Credit Mobility në Universitetin Teknik të Iasi-it “Gheorghe Asachi” (“Gheorghe Asachi” Technical University of Iasi-TUIASI) në Rumani.
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Iasi-it “Gheorghe Asachi” në Rumani hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA171.
Ftohen të aplikojnë stafi akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.
Lloji i mobilitetit përfshin:
- Shkëmbimin e stafit akademik.
- Kohëzgjatja 5+2 ditë.
- Numri i kuotave: 2 (dy).
- Dieta ditore: 140 Euro/ditë.
- Periudha e mobilitetit: 28 tetor – 1 nëntor 2024 në aktivitetin e javës ndërkombëtare me titull: ”Effective University’s Strategy for a Sustainable Internationalisation”.
- Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikim për aplikantët:
- Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).
- Personel akademik, i cili lidhet me procesin e ndërkombëtarizimit në UV.
Kriteret e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
- Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore) për stafin akademik.
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
- Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet i jepet stafit që nuk ka pasur më parë eksperiencë mobiliteti.
Kritere shtesë:
- Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze (mund të shkarkoni një model sipas linkut http://europass.cedefop.europa.eu/documents/curriculum-vitae/templates-instructions)
- Letër Motivimi në gjuhë angleze.
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze/të huaj.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën elektronike international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 11/09/2024.
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
- Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.
Një informacion rreth Universitetit Teknik të Iasi-it “Gheorghe Asachi”do të gjeni në linkun http://www.international.tuiasi.ro/
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
Formular staf _Gheorghe Asachi Technical University of Iasi